Familjarėt

Sė bashku pėr familjet mė tė forta, pėr njė Shqipėri mė tė mirė!




Faqe pėr ēdo moshė

Artikujt

Dituri dhe aftėsi tė dėshirueshme tė parashkollorėve

Posted by Mamma on July 11, 2011 at 4:42 AM Comments comments (0)

Shumë prinder pyesin veten a është fëmija e tyre gati për shkollë. Prandaj ju ofrojmë një listë me aftësitë e dëshirueshme për të filluar shkollën me sukses. Lexoni këto pika dhe kontrolloni fëmijën tuaj. Nëse fëmija juaj nuk e di dhe nuk mund të plotësoje këto pika, punoni me atë shtesë!


1. Matematika

a. Të dijë numrat 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 , 9.

b. Të zgjedh në situata praktike problema të thjeshta mbledhje dhe zbritje.

c. Të dijë të përdorë shenjat +, -, =.

d. Të dijë të ndajë rrethin dhe katrorin në dy apo katër pjesa të barabartë.

e. Të dijë të numërojë deri në 10 dhe anasjelltas

f. Të dijë të përdorë numrat duke i renditur : i pari, i dyti etj.


2. Zhvillimi i të folurit

a. Të dijë të krijojë fjalitë komplekse. Për shembull, të krijojë fjali prej fjalëve të dhëna: pikturë, vajza, vizatoj, bojëra, me; Fëmijët, park, luaj, në.

b. Të dijë të krijojë grupe fjalësh, si p.sh. tavolina është prej druri – tavolina e drurit etj.

Të jetë i aftë për të treguar rreth figurës ose rreth një seri figurash, duke mbajtur mend zhvillimin e ngjarjeve.

c. Të ritregojë përalla të njohura. Të recitojë vjersha

d. Të jetë i aftë për të recituar një vjershë, duke shprehur emocionet të ndryshme – gëzim, çudi, trishtim etj.


3. Përqëndrimi, vëmendja.

a. Të bejë dëtyrën për afërsisht 15 minuta, pa shkëputur vëmendjen.

b. Të jetë i aftë për të gjetur 5-6 ndryshime midis sendeve ose midis dy figura.

c. Të kopjojë me përpikmëri sipas modelit ose lëvizje.

d. Të luajë lojërat e vëmendjes dhe reagimit të shpejtë. P.sh. ju jeni duke përmendur emra të ndryshëm, por para lojës tregoni kushtet, që nëse fëmija dëgjon emrin e ndonjë lodre, ai duhet të përplasë duart; nëse dëgjon ndonjë artikull shkollor, duhet të vendos duart mbi tavolinë; nëse dëgjon ndonjë artikull sportiv, duhet të vendos duart mbi supe etj. Mund të luani edhe kështu – nëse fëmija dëgjon ndonjë fjalë që përfundon me “a”, ai duhet të ngre dorën etj.


4. Kujtesa

a. Të jetë i aftë për të memorizuar 8-10 figura.

b. Mund të memorizojë rreshta të thjeshtë dhe ushtrime të shpejtfoljes.

c. Mund të memorizojë fjalitë (p.sh. “Genti dhe Andi vizatojnë me bojëra uji”, “Blerta luan me topin, kubet, trenin, arushin dhe kukullën”).

d. Mund të ritregojë përmbledhjen e përallës ose historisë; mëson vjersha të shkurtra.

e. Të përsëritë me përpikmëri tekstin që përbëhet prej 3-4 fjalitë.


5. Arsyetim

a. Është i aftë për të mbaruar fjalinë, p.sh.: “Nëse tavolina është më e lartë sesa karrigia, atëherë karrigia...”, “Nëse dy është më shumë se sa një, atëherë një...”, “Nëse lumi është më i thellë se sa burimi, atëherë burimi...” etj.

b. Të gjejë në një rresht të fjalëve një fjalë që nuk është i përshtatet atje. P.sh. “Genti, Juli, Albani, Thomollari, Ervini”, “trim, i guximshëm, i vendosur, i ligë, i fortë”.

c. T’u përgjigjet pyetjeve me kunjë, p.sh. “Nëse pata që po qëndron në një këmbë peshon 2 kile, sa peshon pata që qëndron në të dy këmba?” etj.

d. Të dijë të gjejë zhvillimin e ngjarjeve.

e. Të gjejë gabime në figura dhe të dijë t’i shpjegojë ato.

f. Të gjejë dhe të shpjegojë ndryshime midis dy sende ose fenomene natyrore.

g. Të gjejë se cilat nuk shkojnë me gjërat e tjera në rrjesht, dhe të shpjegojë zgjedhjen e tij.


6. Motorika e imët.

a. Të jetë i aftë për të formuar prej detajeve çdo figurë gjeometrike. Mund të palosë letren sipas shembullit të të rriturit ndonjë gjë e thjeshtë (anie, freskore etj.).

b. Është i aftë për të prerë sipas linjeve e konturës ndonjë figurë të komplikuar e vizatuar mbi letër.

c. Është i aftë për të ngjitur (vet, pa ndihmë) sipas mostrës aplikacione prej letra me ngjyra.

d. Mund të ndryshojë lëvizjen e dorës, sipas formës së gjëjes që po vizaton, duke parë.

e. Të jetë i aftë të formojë pa ndihmë pazëll- formues

f. Të mbajë në mënyren e duhur lapsin, penelin e mjetet e tjera shkollore.

g. Të bëjë vizatime në gjithë letrën, mbi një vizë, në një linjë të gjerë.

h. Të vizatojë hijet brenda kontureve, pa dalë jashtë tyre. Të ngjyrosë me kujdes vizatime të ndërlikuara.


7. Baza e leximit dhe shkrimit.

a. Mund të krijojë fjali prej 3-4 fjalësh.

b. Të gjejë se sa fjalë janë në fjali.

c. Të ndajë fjalën në rrokje.

d. Të dallojë dhe të tregojë shkronjen e kërkuar në fillim, në mes ose në fund të fjalës.

e. Të radhitë si duhet shkronjat për të formuar fjalën .

f. Të tregojë interesin ndaj librit, tekstin e shtypur dhe shkronjat.


8. Bota rreth nesh.

a. Të dijë të prezantohet me emër e mbiemër

b. Të tregojë emrin dhe mbiemrin e prindërve.

c. Të dijë emrin e qytetit (fshatit) e tij.

d. Të dijë emrin e kryeqytetit e Shqipërisë.

e. Të dijë emrat e profesioneve të përhapur. Të tregojë se çfarë karakteristikash kanë këto profesione dhe çfarë bëjnë njerëzit me këto profesione.

f. Të tregojë stinet, pjeset e ditës, ditët e javës sipas rradhës.

g. Të ketë një kuptim elementar rreth natyrës së gjallë dhe të pajetë (Lepuri/guri)

h. Të dallojë lulet që rriten në kopsht nga lulet e egra (Zambak/qumështorja)

i. Të dallojë frutat, perime, pema dhe ferrishtje.

j. Të dijë e të tregojë fenomene natyrore (shi, borë, bubullima etj.)

Fėmijėt - pasqyra e prindėrit

Posted by Mamma on June 26, 2011 at 3:36 AM Comments comments (0)

You need Adobe Flash Player to view this content.


Ashtu siç e shikoni në video fëmijët janë pasqyra e prindërit. Kjo është e vërtetë edhe për menaxhimin e parave.

Nëse mamaja do të shpenzojë para me dorë të shpuar, as fëmija nuk do të jetë kursimtar. Prindërit praktik do të kenë fëmijë më praktike. Nëse fëmija dëgjon se si prindërit diskutojnë se si mund të shpenzojnë lek në mënyrë më të dobishme, edhe fëmija do të mendoj para sa të shpenzojë paratë e tij.

Fatkeqsisht ndikimi i keq ka qëndrimi i shokëve të klasës ndaj menaxhimin të parave. Që në kopësht niset krahasimi i gjërave dhe rrobave. Me kalimin e viteve vjen edhe kërkesa për të patur gjëra firmato.

Çfarë të bëjmë? Nëse fëmija thotë që "çanta të tilla" kanë të gjithë, përpiquni të bindni fëmijën që ai do të jetë më origjinal nëse nuk do të ketë një çantë si të gjithë të tjerët.



Ethet e klases se pare

Posted by Mamma on June 19, 2011 at 4:30 AM Comments comments (2)

 


Shkolla tashme ka filluar. Klasat e para jane te mbushura me nxenes. Prinderit e tyre ndajne nje gje te perbashket - ethet e klases se pare. Ankthi dhe pyetjet e tyre janë – A është fëmija im gati për shkollën? Mos duhet ta kisha përgatitur atë më shumë? Çfarë kërkesash kanë mësuesit? A duhet ta dërgoj në shkollë këtë vit apo të pres vitin tjetër?


Për t’ju ofruar paqe, të dashur prindërit, në kemi marrë një intervist të shkurtër me tre mësuset e klasave të para – Rudina Alla ( Shkolla “Abdyl Tafani” në Marinëz, Elbasan ), Julinda Caku (Shkolla “Sul Harri”, Elbasan) dhe Inesa Kurti ( Shkolla “Edith Durha” Tiranë;). Ja, opinionet e tyre ndaj këtyre pyetjeve .

 

-A është e vertete që nxenesi i klases se pare është i detyruar (dmth a është kjo kerkesa e domosdosshme nga mesuesit) të vij në shkolle i afte për të lexuar?

 

Rudina – Jo 100% por pak a shumë 60%, sepse mësimi bëhet globalisht dhe fëmija do ta rilexojë shumë herë një tingull deri sa ai i mbet në mëndje. Çelsi i suksesit nuk është dituria parashkollore, por aftësia për të nxënë, pra përqëndrimi, vullneti dhe këmbëngulja.

 

Julinda – Jo, nuk është e domosdoshme të dijë të lexojë. Është mirë të njohë shkronjat e shtypit dhe të dorës, veçanërisht shkronjat e emrit të tij dhe të pjesëtarëve të familjes. Gjatë klasës së parë ai do të mësojë nga fillimi shkronjat dhe t’i bashkojë në rrokje e fjalë.

 

Inesa – në fakt sipas një rregulli të ri i cili ka disa vite që është vënë në zbatim, fëmijët 5 vjeçar duhet të kryejne parashkollorin dhe kjo është vënë e detyrueshme sepse program i klases se pare ka ndryshuar dhe kerkon që femija të shkoje i pergatitur që do të thote se ai duhet të dije të punoje me laps e stilolaps si dhe të kete njohuri fillestare të shkronjave .Kjo nuk është një kerkesë e domosdoshme nga mesuesit por është një detyrë e prindit i cili duhet ta kuptoje se koha ka evoluar dhe është e domosdoshme që ai ta çoje fëmijën në kopësht i cili është vendi i duhur ku femija do të marrë elementet e para të edukimit. Gjithashtu kjo nuk do të thotë që femija domosdoshmerisht duhet të dije të lexoje. Programi i parashkollorit është ndertuar në mënyrë të tillë që t’i japë fëmijës njohuritë e duhura në mënyrë që fëmijës të mos i humbase kuriozoteti për shkollën.

 

Kam degjuar rreth prinderve që i dergojne fëmijët e tyre në kurse private për t’i pergatitur për klasen e pare? A është kjo gje e domosdosshme, e keshillueshme dhe a ja vlen ta bejne kete? Pse?

 

Rudina - Nuk është një gjë e mirë sepse një fëmijë gjashtë vjeçar ka nevojë për të luajtur dhe argëtuar. Në qoftë se e ngarkojmë që tani me kurse, ai do të lodhet dhe nuk do t’i japë rëndësinë e duhur ores mësimore.

 

Julinda – Për mendimin tim, nuk ka nevojë që fëmija të bëjë përgatitje të veçantë gjatë verës. Në qoftë se fëmija ka qënë në kopësht, ka marrë mjaftueshëm njohuri për të filluar klasën e pare. Përveç kësaj, duhet të mbajmë tek fëmija të ndezur kureshtjen për të mësuar shkrimin dhe leximin.

 

Inesa – Natyrisht që kjo gjë është e tepert pasi ashtu siç e thashë dhe më lart për fëmijën është e mjaftueshme që të ndjekë parashkollorin . Nuk është e këshillueshme për këtë moshe që të ndjekë kurse private sepse kjo do të bënte që fëmijës t’i bjerë interesi për mesimet .

 

Cila moshe është me e pershtatshme për klasen e pare - 6 apo 7 vjec? Pse?

 

Rudina – Gjithçka varet nga niveli i fëmijës. Sipas studimeve e psikologëve mosha më e përshtatshme për të filluar shkollën është gjashtë vjeçare. Nëse një fëmijë parqet probleme fizike ose shëndetsore, atëherë më e përshtatshme është mosha shtatë vjeçare.

 

Julinda – Për sa i përket zgjuarsisë së fëmijës, mosha nuk ka rëndësi. Ndërsa një fëmijë shtatë vjeçar e përballon më mirë lodhjen fizike për kohëzgjatjen e mësimit. Mëgjithatë,duke patur parasysh që çdo fëmijë ka veçoritë e zhvillimit të tij, nuk ka receta për moshën e hyrjes në shkollë.

 

Inesa - Nga përvoja si mësuese më e përshtatshme është mosha 7 vjeç .Do t’i këshilloja prindërit të mos nxitohen nga dëshira e madhe për t’i dërguar fëmijët n[ shkollë. Fëmijët 7 vjeçarë e përballojnë më mirë ngarkesën mësimore, janë më të vëmëndeshëm .Por ka edhe përjashtime kur bëhet fjalë për fëmijë inteligjente.


Cilat jane aftesite që e bejne fëmijën të jetë një nxenes i mirë, aftesi të cilave prindërit shpeshhere nuk i kushtojne vemendje dhe nuk e mesojne fëmijën?

 

Rudina – Prindi duhet që fëmija e tij të di të prezantohej vetën, familjen e tij, të njohi disa rregulla kyç të shkollës që zbatohen nga të gjithë – p.sh. që mësimi zgjatë 45 minuta, që duhet të dëgjojë mësuesen, që duhet të aktivizohet, të bashkëpunojë me shokët, etj.

 

Julinda – Prindërit duhet të flasin shumë më fëmijët e tyre para se ata të fillojnë shkollën, t’ia bëjnë të pëlqyeshëm si një vend ku ata do të mësojnë gjëra të reja et ë bukura. Është mirë që të njihet më përpara me mjedisët e shkollës dhe mësuesen e tij.

 

Inesa – Që nga moment që çdo njëri bëhet prind ka një detyrë të rendesishme, ai është një nga edukatoret kryesore i cili do t’i mesoje fëmijës rregullat fillestare të sjelljes. Kështu që është detyrë e prindit që ta përgatitë fëmijën për klasën e parë. Çfarë do të thotë kjo? Ai duhet t’i tregojë se shkolla është vendi ku ata do mësojnë shumë gjëra të bukura, do të njihen me shumë shkokë të rinj etj. Pra prindi duhet ta përgatitë fëmijën shpirtërisht që ai të shkojë në shkollë më dëshirë.

 

Të dashur prindërit, jeni të mirëpritur të na dërgoni pyetje tuaj, duke shkruar tek familjaret@gmail.com . Në do t’ju ofrojmë përgjigjet nga specialistët e ndryshëm.

 

Detyrat e shtėpisė - puna e fėmijės apo e prindėrve?

Posted by Mamma on June 1, 2011 at 9:59 AM Comments comments (0)

Ndonëse në klasën e parë fëmijët mësojnë pothuajse gjithçka në klasë, aq sa ata mund t’i bëjnë detyrat e shtëpisë edhe për gjysëm ore, përsëri suksesi i tyre i ardhshëm në shkollë varet nga fakti se si ata do të mësojnë t’i bëjnë vetë detyrat e shtëpisë. Pasi, sigurisht që në klasat e larta detyrat e shtëpisë do të jenë më të shumta dhe më të komplikuara. Ja pse është shumë e rëndësishme që prindërit, në veçanti në dy klasat e para, të kujdesen të shohin se si i bëjnë fëmijët këto dëtyra dhe t’i inkurajojnë ata t’i bëjnë ato vetë.


 

Sigurisht, fëmijët nuk janë njësoj. Nëse fëmija është i ndërgjegjshëm dhe nuk ka probleme me mësimet në shkollë, prindërit nuk duhet t’ia kujtojnë shpesh herë bërjen e detyrave të shtëpisë. Në këtë situatë nuk është e nevojshme të kontrolloni ose të kërkoni që ai t’iu thotë mësimin përmëndësh. Por ju mund ta pyesni, p.sh., fëmijën: “A do të të pëlqente që unë të t’i shikoja detyrat e matematikës dhe të dëgjoja si e ke mësuar vjershën e leximit?”, sepse veçanërisht në klasat e para fëmijët shfaqen shumë të gëzuar për interesin dhe lavdërimet e prindërve.


 

Por fatkeqësisht, statistikat tregojnë që vetëm dy nga dhjetë janë fëmijë të tillë. Shumica e nxënësve kanë nevojë për kontroll, qoftë edhe vetëm për pak. Aq më tepër që nëse detyrat e tyre të shtëpisë nuk do të kontrolloheshin, fëmija do të mendonte që s’është e rëndësishme t’i bësh ato.


 

 

- Babi, detyrat e shtëpisë në matematike i kishe bërë me gabime.

 

- Obobo, më vjen keq!

 

- S’ka gjë, edhe baballarët e tjerë kishin gabuar gjithashtu.

 

 


Po çfarë do të thotë të kontrollosh? Të ulësh pranë fëmijës ndërsa ai/ajo po mëson? Apo të kontrollosh të gjitha ushtrimet dhe të korrigjosh të gjitha gabimet?


 

Do të ishte diça e mirë që prindërit të rrinin pranë fëmijës kur ai të qe duke bërë detyrat – vërtetë, babi, mami ose gjyshja mund të jenë duke bërë punërat e tyre, po megjithatë, fëmija e di që – nëse nuk kupton diçka, mund të shkojë dhe të pyesë ata.


 

Më e rëndësishme por edhe më e vështirë është t’i mësosh fëmijës të bëjë të paktën një ushtrim deri në fund.


 

Zakonisht fëmijve u pëlqen të shkojnë dhe të tregojnë çdo shkronjë ose numër dhe të pyesin – a është mirë? Po pavarësisht nga kjo, ju duhet të inkurajoni fëmijën që ai t’i mbarojë njëherë të gjitha detyrat dhe vetëm pastaj të vijë dhe t’ua tregojë. E s’ka gjë të keqe nëse i gjithë ushtrimi është gabim. Mos i bërtisni kurrë fëmijës! Përndryshe ju do ta dekurajonit dhe ai do të ketë gjithmonë frikë të vazhdojë të mësojë.


 

Por çfarë duhet bërë, nëse ndersa kontrolloni detyrat e shtëpisë, ju gjeni që ato kanë gjithmonë gabime dhe janë me plot njolla?


 

Nëse prindërit e dinë që fëmija e tyre është impulsiv e për këtë arsye bën zakonisht shumë gabime, atëherë më mirë këshilloje atë që të shkruaj së pari në një letër dhe të diskutojë gabimet përpara se ai t’i hedhë në fletore të pastër. Por mos e shtyni gjithmonë drejtë idesë se – zysha do të jetë ajo që do t’i tregojë gabimet.


 

Më e rëndësishme është të gjeni nëse fëmija e ka kuptuar apo jo ushtrimin. Nëse poshtë ushtrimit është shkruar p.sh.: “Përpiqu të shkruar bukur!” dhe fëmija mund të dijë një gjë të tillë, por sot është me shumë nxitim, nganjëherë do të qe më mirë t’i thuash që t’i shkruaj përseri detyrat – e kjo është më shumë e këshillueshme sidomos në detyrat e gjuhës shqipe.


 

 

- Ç’kemi? A i ke bërë ushtrimet e matematikës për djalin tënd?

 

- Po, pse pyet?

 

- M’i jep t’i kopjoj për djalin tim.

 

 


Prindërit nuk duhet të marrin përgjegjësi për përsosmërinë e detyrave të shtëpisë së fëmijëve së tyre. Ju duhet ta lejoni atë të bëjë gabime – në mënyrë që ai të di se ç’ndodh kur dikush i vë re dhe e tregon me gisht.


 

Pra, është shumë e rëndësishme që prindërit të kontrollojnë nëse fëmijët e tyre i bëjnë apo jo detyrat e shtëpisë. Vërtetë, ato mund të jenë edhe me gabime, por gjithsesi mësuesja kupton që fëmija është përpjekur t’i bëjë ato vetë. Pasi, sido që të ndodhë, ajo e kupton menjëherë kur detyrat e shtëpisë janë bërë nga prindërit.


 

Ndodh në të vërtetë që prindërit ose gjyshërit “e dashur” të shkruajnë jo vetëm detyrat e matematikës por edhe shkronat në vend të fëmijëve.


 

 

Unë madje kam dëgjuar që në një familje u zhvillua edhe një konkurs i posaçëm për pikturë, të cilën e fitoi gjyshja – piktura e saj u quajt më e mira dhe iu dorëzua mësueses si detyra e shtëpisë së mbesës së vet.


 

Shpesh herë ndodh që të rriturit ulen pranë fëmijës dhe e ndjekin atë në çfarë do gjë që ai bën. Këshillim pas këshillimi... Mirëpo kështu tek fëmija lind një mospëlqim ndaj detyrave të shtëpisë.


 

Nëse ju nuk e lëni fëmijën të bëjë diçka vet, atëherë ju krijoni tek fëmija një pasiguri të madhe në vetvete, aq sa ai nuk beson më në asgjë që bën vetë.


 

Nëse fëmija do të kontrollohet më tepër se ç’duhet, është shumë e vështirë që ai të zhvillojë më vonë një personalitet, duke ndjerë gjithmonë nevojën për inkurajim e të tjerëve për të bërë madje edhe gjënë më të thjeshtë.


 

Ai nuk do të ketë kurajo të bëjë asgjë në jetë dhe nuk do të dijë më çfarë të bëjë nëse askush s’ka për ta udhëhequr në diçka. Madje, do të studiojë vetëm nëse dikush i rri tek koka.


 

 

NËSE PRINDËRIT JANË GJATË GJITHË DITËS NË PUNË...


 

Nëse fëmija është deri në darkë vetëm, detyrat e shtëpisë kanë shumë konkurencë – p.sh., televizori, të luaj me shoqërinë apo me macen.


 

Sigurisht, fëmijët nuk duhet të fillojnë t’i bëjnë detyrat e shtëpisë menjëherë pas shkolle. Ata kanë shumë ngarkesa në shkollë. Ja pse kur kthehen në shtëpi, fëmijët kanë nevojë të paktën për dy orë pushim – në mënyrë që të arrijnë të largojnë stresin, të vrapojnë, të luajnë dhe vetëm atëherë të bëjnë detyrat e shtëpisë.


 

Por si ta motivojmë fëmijën të fillojë të bëjë detyrat e shtëpisë nëse asnjë prej të rriturve nuk ndodhet në shtëpi?


 

Fëmija mund të motivohet pozitivisht nëse ai e di që kur prindërit të vijnë në shtëpi dhe ai ka bërë detyrat e shtëpisë, ata së bashku do të bëjnë diçka interesante – p.sh., do të luajnë ndonjë lojë ose do të shohin ndonjë film. Por është e rëndësishme që kjo të bëhet në mënyrë të rregullt, që fëmija të kuptojë se – po nuk e bëri pjesën e vet, sot s’ka argetim.


 

Edhe një kalendar tavoline mund të jetë shumë ndihmues nëse ju shkruani orën në të cilën ai duhet të bëjë detyrat e shtëpisë. Mami ose babi mund të shkruajnë një shënim: “Mos harro, që nga ora... deri në orën... ti duhet të bësh detyrat e shtëpisë!” Madje prindërit edhe mund të telefonojnë në shtëpi dhe të pyesin se si po ja kalon, duke i kujtuar kështu detyrat e shtëpisë.


 

 

PËRALLA APO DETYRAT E SHTËPISË?


 

Çfarë duhet bërë nëse ju zbuloni që fëmijët nuk i kanë bërë detyrat e shtëpisë vetëm vonë në mbrëmje? A duhet t’i detyrojmë t’i bëjnë ato menjëherë?


 

Jo, sepse në këtë kohë fëmija është përgjumësh dhe nuk mund të përqëndrohet. Do të jetë më mirë që ai të kuptojë se si ndihet kur qortohet pse nuk i ka bërë detyrata e shtëpisë. Por do të ishte mirë, që këtë gjë ditën tjetër ta vinte re edhe mësuesja, përndryshe ai do të kuptonte se s’ka kurrëfareë problemi dhe do të vazhdonte pa i bërë detyrat.


 

Nëse fëmija në mënyrë të rregullt i mban mend detyrat e shtëpisë, por ai ndihet i përgjegjëshem t’i bëjë ato, vetëm në mbremjë, prindërit duhet ta ndalojnë t’i bëjë detyrat e shtëpisë kaq vonë. Ata duhet t’i thonë: “Ti kishe kohë gjatë gjithë ditës. Tani është koha për gjumë.”


 

Nëse fëmija i bën detyrat e shtëpisë vonë në mbrëmje, është e pakuptimtë sepse në këtë kohë ai as nuk mund të përqendrohet dhe as të mbajë mend ndonjë gjë. Edhe nëse fëmija shkon vonë për të fjetur, ai në mëngjes është i lodhur dhe nuk ka për ta dëgjuar mësuesen me vëmendje. Në orën nëntë të darkës prindërit mundet vetëm të kontrollojnë nëse fëmija i ka bërë apo jo detyrat e shtëpisë, të planifikojën të nesërmën dhe të lexojnë përralla.


 

Natën vonë mësojnë jo vetëm fëmijët që kanë qënë dembel gjatë ditës por edhe ata që kanë shumë aktivitet jashtë shkollore – sport, muzikë, balet, anglishtja apo italishtja etj. Nëse fëmija ka shumë aktivitet të tilla, ai nuk ka fuqi t’i bëjë detyrat e shtëpisë. Ja pse prindërit duhet të kujdesen që fëmija të mos ndihet shumë i ngarkuar. Nëse është kështu, ju duhet të hiqni dorë nga diçka, pavarësisht se këta fëmijë që kanë aktivitete jashtë shkollore, zakonisht e gjejnë kohë për të studjuar. Problemi kryesor mbetet me ata të cilët nuk shfaqin interes për të bërë asnjë gjë të veçantë.


 

 

NUK DUA TË STUDIOJ VETËM!


 

Nganjëherë fëmija nuk mund të shtyhet të studiojë vetëm pa prindërit. Prikologët thonë që kjo mund të jetë edhe një shenjë e një lufteje për pushtet. Fëmija thotë: “Unë nuk do të studioj!” Mami përgjigjet: “Ti do të studjosh!” Mirëpo fëmija këmbëngul të mos bëjë asgjë pa nënën pranë... Ndonjëherë kjo ndodh edhe kur ai përpiqet të tërheqë vëmëndjen e prindërve. Vërtetë, ndoshta prindërit janë shumë të zënë dhe nuk kanë kohë të flasin apo të luajnë me fëmijën. Dhe ndoshta kjo gjysëm orë është e vetmja kohë kur fëmija mund të komunikojë me ta... Po sidoqë të jetë, prindërit duhet gjithmonë të lënë një kohë të veçantë për diskutime dhe për të bërë diçka së bashku me fëmijët e tyre. Vetëm atëherë kjo luftë për fitimin e vëmendjes nuk ka gjasa të ndodhë.


 

Por mund të ketë edhe ndonjë arsye tjetër më të thellë. Nëse prindërit kontrollojnë një fëmijë dy-tre vjeç, në kohën kur ai nis të zhvillojë pavarsinë e tij, gjë që realizohet në periudhën e shkollës e nëse gjithçka është e korrigjuar dhe e kritikuar ejt., atëherë fëmija fillon të besojë që ai s’mund të bëjë asgjë vetë. Mësohet që prindërit bëjnë gjithçka në vënd të tij. Ja pse më vonë kur nuk kupton diçka, ai heq dorë shumë shpejtë nga të mësuarit. Madje edhe kur është nxënës në shkollë, i bën detyrat e shtëpisë vetëm kur prindërit janë pranë tij ose shkon e pyet nënën për gjënë më të vogël.


 

 

SI TA BËSH FËMIJËN TË BESOJË TEK VETVETJA?


 

Nëse fëmija vjen e pyet për diçka të lehtë (që prindërit e dinë që fëmija e di) ata duhet ta inkurajojnë fëmijën të mendojë përseri dhe të gjejë patjetër zgjidhje. P.sh., duhet t’i thonë: “Unë të kam të mençur! Shko tani dhe përpiqu edhe 10 minuta, shiko shembujt e mëparshëm dhe besoj që do t’ia dalesh mbarë.” Prindërit nuk duhet t’ia thonë përgjigjen direkt. Vetëm kur fëmija e ka gjetur atë ju duhet ta kontrolloni dhe ta lavdëroni.


 

Gjithashtu, lipset të shpenzoni shumë kohë me fëmijën nëse ai/ajo ka problem emocionale dhe mendore. Këto probleme mund të dalin sheshit kur fëmija ka probleme memorjeje, përqendrimi ose kuptimi. Fëmijve kurrë nuk u pëlqen të bëjnë diçka, kur nuk kanë sukses. Dhe ata s’mund të bëjnë gjithçka vetëm.


 

P.sh., nxenësit në shkollën fillore nuk mund ta mësojnë vetëm vjershën përmendësh. Nëna lexon një rresht, dhe fëmija përsërit; nëna ose babi lexon rreshtin tjetër dhe fëmija përserit, e kështu së bashku ata i përserisin të dyja rrjeshtat. Nëse prindërit do t’i ndihmojnë në fillim për të mësuar, fëmijët më vonë do të jenë patjetër në gjendje të mësojnë vet.


 

Por edhe sikur fëmija të ketë probleme në shkollë, ju nuk duhet t’ia tregoni përgjigjet direkt. Nuk është e rëndësishme që ai të mos bëjë gabime, por që ai të përpiqet t’i bëjë detyrat vetë.


 

Ndikim të madh ka gjithashtu edhe ambjenti ku fëmija studion. Nëse dikush po shikon televizor ose vëllai/motra e vogël është duke luajtur, fëmiaj nuk ka si të ketë vëmëndjen dhe përqëndrimin e duhur. Ja pse ju duhet të kujdeseni që kur fëmijët po bëjnë detyrat e shtëpisë, në shtëpi të ketë qetësi, në mënyrë që atë të mos e pengojë asgjë.