Familjarėt

Sė bashku pėr familjet mė tė forta, pėr njė Shqipėri mė tė mirė!




Faqe pėr ēdo moshė

Artikujt

Si t'i zgjidhim konfliktet?

Posted by Mamma on August 16, 2011 at 1:00 PM Comments comments (1)

 


A e keni dëgjuar këtë histori? Para dasmës çifti ra dakort për çdo gjë, kurse pas dasmës ata grindeshin për çdo gjë. Pse, vallë, pas dasmës kemi konflikte që nuk i kemi patur fare më përpara? Përgjigjja është – pas dasmës, kur fiksimi ynë i “të dashuruarit” kalon, ne kthehemi sërish tek prirja jonë natyrale e të menduarit – “unë kam të drejtë për çdo gjë”. Ne mundohemi, duke përdorur logjikën e bindjes, për të mbushur mendjen e bashkëshortit. Kur partneri nuk bindet, ne inatosemi, ndaj shpesh herë përdorim shprehje ofenduese.




Si t’i zgjidhim konfliktet? Ja, një ide – kurrë mos diskutoni mbi konflikte në nxitim. Më mirë kushtojini kohë, uluni dhe diskutoni veçanërisht vetëm për konfliktin që keni. Unë ju sugjëroj që të keni një herë në javë një takim të veçantë me bashkëshortin për të diskutuar mbi konflikte që keni patur këtë javë. Kështu gjatë gjithë javës pastaj mund të përqëndroheni vetëm tek gjërat që ju pëlqejnë. Bëni komente pozitive rreth bashkëshortit. Kjo do të krijojë një klimë të shëndetshme brenda së cilës mundtë diskutoni konfliktet tuaja. Çdo konflikt i zgjidhur do t’ju bashkojë më fort.


Si t’i diskutojmë problemet


Kur uleni për të diskutuar mbi konfliktin, mbani rradhën në të folur. Filloni me pesë minuta për secilin. Pastaj mund ta përsëritni këtë me rradhë aq herë sa ju duhet. MOS ndërprisni njëri-tjetrin me mendimet tuaja. Prisni rradhën tuaj.


Bëni pyetje që të shmangni keqkuptimet. Pyesni – “A të kuptoj drejt, që ti je duke thënë që...?” Përpiquni të imagjinoni veten në vendin e partnerit dhe të shikoni botën me sytë e tij/saj. Përpiquni të kuptoni se çfarë mendon dhe çfarë ndjen ai/ajo dhe pse këto gjëra janë aq të rëndësishme për atë. Kurrë mos përçmoni ose të kundërshtoni mendimet dhe ndjenjat e partnerit. Partneri juaj është unik dhe kurrë nuk do të shohë botën ashtu siç e shihni ju. Qëllimi juaj nuk është të kundërshtoni partnerin por të gjeni një zgjidhje, një kompromis për ju të dy. Pasi të keni dëgjuar partnerin, përpiquni të konfirmoni idetë dhe ndjenjat e tij/saj. Një dëgjim i dhembshur dhe shprehje konfirmuse krijojnë një klimë pozitive në të cilën mund të gjeni zgjidhje.


 

Në kërkim të zgjidhjes


Çdo njeri është unik. Ne e shohim botën ndryshe. Gabimi i përhapur është  të përpiqemi të detyrojmë partnerin të shohi botën ashtu “siç e shoh unë”. Zgjidhja e konfliktit kërkon që të trajtojmë idetë dhe ndjenjat e partnerit me respekt dhe jo me përçmim ose kundërshtim. Qëllimi ynë nuk është të provojmë partnerin që ai/ajo ka gabim, por të gjejmë pikën kubiem dakort, një vend, ku që të dy mund të bashkpunojmë si një skuadër. Ju nuk keni pse të bini dakort për të zgjidhur një konflikt. Ju thjesht duhet të gjeni një zgjidhje të zbatueshme ndaj diferencave tuaja.


“Çfarë zgjidhje e zbatueshme po sugjëron që do të ishte e mirë për ty?” Kjo është një pyetje në vend për të filluar kërkimet e një zgjidhje. Tani jeni duke u përqëndruar tek zgjidhja dhe jo tek diferenca që keni. Kjo është një mënyrë e pjekur për të zgjidhur konfliktet dhe me siguri do ta arrini atë.

 


Dashuria nuk ėshtė ndjenjė

Posted by Mamma on August 10, 2011 at 3:40 AM Comments comments (0)


Unë në të vërtetë besoj që dashuria “e bën tokën të rrotullohej”. Pse? Sepse Zoti është dashuri. Pikërisht dashuria e Tij ndaj nesh i jep jetës kuptim. Por çfarëlidhje ka kjo me martesën? Zoti na ka krijuar për njëri-tjetrin. Burrë dhe grua– të krijuar për të punuar së bashku si një skuadër e mbështetjes reciproke përtë zbuluar dhe zbatuar planin e Zotit në jetët e tyre.


Menjë fjalë, dashuria është zgjedhje për të kujdesur për njëri-tjetrin ashtu siç Zoti kujdeset për ne. Dhe kjo nuk kërkon ndjenja të ngrohta, por një zemër të hapur.


Dashurianuk është nevoja jonë e vetme emocionale, por ajo ka lidhje me të gjitha nevojate tjera. Nëse ndihem i dashur nga gruaja ime, do të ndihem mire rreht vetes. Fundsë fundi, nëse ajo më do, duhet të jem i vlefshëm për këtë dashuri. Dashuria ngre vetvlersimin. Sidomos kur zbulojmë që Zoti na do pa kushte. Por edhe dashuria nga bashkëshorti do të shtojë rëndësinë dhe kuptimin e jetës sonë.


 

 

Kërcënim apo strehë?


Bashkëshortët bëhen agjentët e Zotit për të ndihmuar partnerin e tyre për të ndjerë  dashuri. Nuk ka shumë gjëra më tërëndësishme sesa inkurajim nga ana e bashkëshortit. Martesa është dizenjuar për të na ndihmuar të plotësojmë planin e Zotit në jetët tona.


Nësene nuk ndihemi të dashur në martesën tone, ndryshimet tona zmadhohen. Ne fillojmë të shohim njeri-tjetrin si një kërcënim të lumturisë sonë. Ne luftojmë për vetvlersim dhe rëndësinë tonë, kështu martesa bëhët një fushë beteje sesa një strehe e paqes.


Dashuria nuk është përgjigjja ndaj çdo gjëje, por ajo krijon një klimë të sigurisë, ku mund të kërkojmë përgjigje ndaj çështjeve që na shqetësojnë. Në sigurinë e dashurisë çifti mund të bisedojë mbi ndryshimet e  tyre, pa frikën e gjykimit dhe dënimit. Konfliktet mund të zgjidhen. Dy njerëz të ndryshëm mund të mësojnë të jetojnë së bashku në harmoni. Ne zbulojmë se si të inkurajojmë njëri-tjetrin të shfaqim anën tonë më të mirë. Vendimi të duajmë bashkëshortin/en tone mban një potencial të mahnitshëm.


Fuqia e dashurisë


Unë besoj që dashuria ka një ndikim të madh midis suksesit dhe dështimit në një martesë. Mbani mend që dashuria nuk është një ndjenjë, por që pikërisht dashuria stimulon ndjenjat. Ndjenjat euforike e “të dashuruarit” kalojnë, maksimum pas dy vite. Por kur ne mësojmë të duam njëri-tjetrin në mënyrë efektive, ne mbajmë gjallë këto ndjenja të ngrohta për njëri-tjetrin. Jeta është shumë herë më mirë kur ndihemi të dashur.


Nga  Pesë gjuhët edashurisë, nga  Dr. Gary Chapman.

6 pyetje pėr tė bėrė para fejesės

Posted by Mamma on August 1, 2011 at 7:48 AM Comments comments (1)
 


Keni një fejesë përpara? Ja gjashtë pyetje për të bërë para se të propozoni ose t’i përgjigjeni propozimit.


1. A jam unë dhe partneri im në të njëjtin nivel intelektual? Provoni një prej këtyre ushtrimeve:

– lexoni një artikull në gazet ose në internet dhe diskutoni mbi vlerat dhe nënkutpimet e këtij artikulli:

– lexoni një libër dhe ndani përshtypjet tuaj me njëri-tjetrin.

- Bisedoni për koncepte të ndryshme per jeten si konceptet për familjen, shoqërin, puna, paraja, zbavitjet, marredheniet, etj.


2. Deri çfarë nivel kemi zbuluar shijet tona për jetën shoqërore? Eksploroni fushat vijuese: sporti, muzika, kërcimi, festa dhe dëshirat për pushime.


3. A kemi një kuptim të qartë të personalitetit, pika të forta dhe të dobta të njëri-tjetrit?

Bëni një test e personalitetit. Nëse nuk keni një, na shkruani, do t’jua dërgojmë falas. Kjo do t’ju bëj mirë sepse kështu do të zbuloni fusha të konflikteve të mundshme në të ardhmen. Njerëzit sipas psikologu te famshëm Karl Gustav Jung, dhe psikologet Briggs dhe Mayers që zgjeruan teorinë e tij, kanë 16 tipa të personalitetit, kështu disa shkojnë më mirë me njëri-tjetrin sesa të tjerët. Ju sigurojmë që këto tipa do t’ju zbulojnë më shumë rreth vetes dhe partnerit tuaj sesa ndonjë horoskop. Megjithatë, me ndihmën e Zotit nuk ka tipa që nuk do të shkojnë fare me njëri-tjetrin. Çiftet që kanë një dashuri te vërtetë do të punojnë me marrëdhëniet e tyre dhe kështu do të pranojnë njëri-tjetrin siç jeni.


4. Deri cili nivel kemi zbuluar bazën tone shpirtërore? Çfarë besoni rreth Zotit, Shkrimet e Shenjta, fesë së organizuar, vlerave dhe moralit?


5. A kam besim tek partneri? A mund ti them atij/asaj sekretet personale, enderrat, frikat,dëshirat me te thella te kaluarën seksuale? A ndiheni rehat të flisni me njëri-tjetrin rreth kësaj? Dhe deri në çfarë niveli mund të diskutoni opinionet tuaja rreth marredhënieve seksuale? A mund të ndani lirisht dëshirat tuaja me njëri-tjetrin?


6. A keni zbuluar, cila është gjuha juaj e dashurisë? Çdo njeri ka një gjuhë kryesore te dashurisë me anë të cilit ai ndihet e dashur dhe me anë të cilit ai/ajo edhe shpreh dashurin e tij/saj. Pikërisht depozita e mbushur të dashurisë zgjat dashurinë që kemi për njëri-tjetrin. Nëse nuk keni zbuluar cila nga 5 gjuhët e dashurisë, është e juaj, na shkruani tek familjaret@gmail.com dhe do t’jua dërgojmë testin. Vetëm na tregoni, a jeni beqar apo të martuar (ja vlen të plotësoni këtë test sidomos nëse jeni të martuar) – se ka dy variante – për ata që janë të martuar ose jetojnë së bashku, dhe për ata që janë beqarë ose takojnë partnerin vetëm jashtë shtëpisë.

 

Si tė pėrgjigjemi ndaj abuzimit me fjalė?

Posted by Mamma on July 18, 2011 at 3:46 AM Comments comments (0)

cila eshte rrënja e abuzimit gojor? Abuzim gojor është një lloj lufte. Në këtë luftë fjalët përdoren si bomba dhe granata për të ndëshkuar partnerin, për të fajësuar ose për të justifikuar veprat ose vendimet e veta. Gjuha abusive është plotë me ofendime helmuese qëllimi i të cilit është të bëjë që partneri të ndihet keq, të duket i gabuar ose i papërshtatshëm.


Shumica e njerëzve që abuzojnë gojarisht partnerin e tyre, në fakt shprehin më shumë nevojat e tyre sesa karakterin e partnerit. Ata në fakt kanë një vetvlersim shumë të ulët. Ata në mënyrë të pavetdijshme kërkojnë të ngrejnë vetën duke ulur posht partnerin. Patjetër, kjo nuk është një mënyrë e pranueshme për të ngritur një vetvlersim të ulët.


Besimi në vlerën e partnerit


Mbrapa çdo gjuhe abuzive ka një person me vlerë. E di që është e vështirë për të besuar kur jeni të lënduar nga fjalët ofenduese, por kjo është e vërtetë. Partneri juaj është një person jashtzakonisht i çmuar. Ai është një person që Zoti e do shumë. Patjetër, sjellja e tij/saj abuzive e trishton zemrën e Zotit ashtu si dhe zemrën tuaj. Por sjellja e tyre abuzive nuk pakëson vlerën e tyre.


Nëse mund të fokusoheni më shumë tek vlera e tyre sesa abuzimi, ndoshta Zoti mund t’ju përdor ju për të ndryshuar sjelljen e partnerit. Gruaja mund të thotë: “Kam menduar rreth nesh. Kam kujtuar ditët kur ishim të dashuruar me njëri-tjetrin. Kam kujtuar prekjet dhe fjalët e dashura, buzëqeshjen tënde dhe argëtimin që kemi patur atëherë. Besoj që kjo është arsyja pse akoma kam besim tek ty. Unë i di cilësitë e mira që ka brenda teje. Nganjëherë unë e humb këtë vizion, kur më lëndojnë sulmet e tua gojore, por unë të njoh se çfarë lloj personi je në të vërtetë dhe kam besim tek ty.”


Ja, në këtë mënyrë gruaja është duke dhuruar atë çfarë ne të gjithë kemi nevojë: dikë që na beson. Dhe ky është një potencial i fuqishëm i motivimit për ndryshime pozitive në sjelljen e partnerit.


 

Një hap pozitiv


Ne nuk ndihmojmë partnerit abuziv duke bërë sikur fjalët e tij/saj lënduese nuk na prekin fare. Tregoni ndjenjat tuaja. Personi i cili bën këtë është rrugës për një ndihmë dhe ndoshta partneri do të bashkohet me të.


Nëse jetoni me një partner abuziv, keni nevojë për një plan largimi (shpërnguljes) dhe duhet ta ndani atë me partnerin tuaj. Paralajmëroni partnerin në mënyrë të qetë që nëse ai/ajo do të ngre zërin, ju nuk keni ndërmend të dëgjoni atë por do të largoheni në dhomën tjetër. Një grua duhej ta bëjë këtë disa herë deri sa burri të filloi të mbajë veten në duart.Ju mund ti thoni qe ju po me lëndoni dhe kjo pakëson dashurinë time per tz dhe une deshiroj ta mbroje kete dashuri dhe prandaj po shkoj ne dhome tjeter.Kur te qetesohesh flasim si të rriturit. Në rastet më agresive dhe më serioze mund të largoheni nga shtëpia. Partnerët mund të zemërohen ose mund të plasin në qarje. Por duhet të ndiqni planit tuaj kur ai/ajo shpërthen. Ju jeni duke komunikuar në mënyrë efektive që gjërat nuk do të vazhdojnë kështu. Ju jeni duke marrë një hap pozitiv.

 

 

 

 


Balanca midis punės dhe familjes

Posted by Mamma on July 12, 2011 at 4:18 AM Comments comments (0)


A ka mundësi që të punojmë aq shumë për t’i siguruar familjes sonë sa të përfundojmë duke e humbur atë? Në këtë rast paraja bëhet një kompensim i pavlerë.


Çfarë është më e rëndësishmja në jetë? Nëse kemi zgjedhje të ngurta, gjithçka bëhet shumë e qartë. Nëse dikush ju ofronte një milion euro për fëmijën ose bashkëshortin/en tuaj, a do t’i pranonit? Çdo prind dhe bashkëshorti i mençur do të thoshte JO! Por a nuk i shesim familjet tona për më pak lek, duke shpenzuar të gjithë energjinë në punë dhe pa patur kohë të shijojmë marrëdhëniet tona familjare?


Drejtpeshim


Puna është një gjë fisnike. Në fakt, edhe Zoti ka thënë nëpërmjet Shkrimeve të Shenjta – ai që nuk punon, le të mos hajë. Por a mund të punojmë më shumë se ç‘duhet? A ja vlen suksesi profesional në krahasim me një martese të humbur? Zoti na mëson që kuptimi i jetës nuk mund të gjejmë tek gjërat, por në marrëdhënie. Së pari në marrëdhënien tonë me Zotin, pastaj në marrëdhënie me familjen dhe njerëzit e tjerë.


Marrëdhëniet familjare gjithmonë janë në proçes. Nëse dëshirojmë të mbajmë martesat tona gjallë dhe familjet tona të shëndetshme, duhet të gjejmë mënyra se si të drejtpeshojmë punën dhe familjen. Mijëra kanë zbuluar që zhvillimi i një martesë dhe familje të shëndetshme herë pas herë kërkon përshtatjen e orarëve të punës. Pyetja kryesore këtu është: “Si ndikon puna ime në martesën dhe familjen time?” Kur do të përgjigjeni ndaj kësaj pyetje, do të dini edhe nëse keni nevojë për ndryshim në mënyrën se si punoni.


 

Integrimi & menaxhimi i kohës


Jo gjithmonë zgjidhja është më pak punë. Nganjëherë zgjidhja është të integroni familjen në punën tuaj. Për shembull, a ju jep shans puna juaj të drekoni së bashku herë pas here me bashkëshortin/en tuaj? Drekat e tilla mund të jenë si një oazë në mes të një dite të thatë.


Nëse puna juaj kërkon që të udhëtoni, a mund të merrni herë pas here familjen tuaj me ju? Kjo do t’ju jepte një mini-pushim që ndryshe nuk do të kishit mundësi për të bërë. Kjo edhe do të paraqesi punën tuaj para familjes duke bërë ato të vlerësojnë më shumë atë çfarë bëni.


Më pak punë dhe më shumë kohë në shtëpi nuk është një zgjidhje e domosdosshme. Ndryshimi gjendet në përdorimin e zgjuar të kohës që kaloni në shtëpi. Bëni sonte diçka ndryshe me bashkëshortin/en ose me fëmijën tuaj. Dilni nga rutina. Pakësoni kohën që kaloni para televizorit dhe maksimizoni aktivitetet dhe bisedat familjare. Bëni gjithçka që e mban martesën tuaj të gjallë dhe në rritje.

 

 

 


Si tė kėrkosh falje?

Posted by Mamma on July 7, 2011 at 3:37 AM Comments comments (0)


 

Ka disa mënyra efektive dhe joefektive për të kërkuar faljen. Ja, disa mënyra joefektive.

 

 

 

1. Më vjen keq.

Kaq. Kaq? Është një mënyrë e cekët dhe sipërfaqësore. Nëse do të thuash që, “Më vjen keq që u mërzite”, kjo do të vendosi fajin ndaj palës të lënduar. Kjo është shmangja e përgjegjësisë për veprimet e tua. Kjo vetëm shpall që tjetri është i mërzitur dhe më vjen keq për këtë, por në fakt ky nuk është problemi im.

 

 

2. Më fal nëse kam bërë diçka që të ka ofenduar.

Uf! Kjo “nëse” është si një thikë në zemër. Kjo mënyrë është tip mbrojtëse dhe jo një kërkesë falje e sinqertë. Ajo zbut kërkesën e faljes. Dhe çdo kërkesë falje e zbutur nuk është një kërkesë falje e sinqertë.

 

 

3. Nëse kjo të bën të ndihesh më mirë, më fal.

Eeee! Kjo mënyra është aq e pasinqertë që ja bën muuu! Çfarë po thua në të vërtetë është: “Nëse kjo të bën të ndihesh më mirë (ti idiot, qullac i trullosur) atëherë më fal.” Atëherë mund të shtosh edhe – “Më fal nëse mundesh, por nëse nuk mundesh, s’ka gjë se s’më bëhet vonë.”

 

 

4. Më fal për çfarëdo që kam bërë.

Kjo mënyrë është shumë e përhapur midis burrave, por shkaku i kësaj mund të jetë ajo që shumë gra shpallin luftë të ftohtë pa i treguar burrit se çfarë e ka ofenduar. Sidoqoftë, kjo mënyrë është e turbulltë dhe e pacaktuar.

 

 

5. Çdo lloj kërkesë falje e shoqëruar me fjalën "por..."

Edhe kjo lloj kërkese falje është e pasinqertë dhe siç e dimë pas fjalës “por...” vijon pjesa më e rëndësishme e fjalisë. (P.sh., “Ajo është një vajzë e bukur, por....”, ose “Do ta bëja me gjithë qejf, por...”.) Me anë të kësaj kërkese falje ne faktikisht përpiqemi të fajsojmë dikë tjetër, madje ndoshta personin e lënduar.

 

Si të kërkojmë falje në mënyrë të sinqertë?

 

Së pari duhet të personalizoni kërkesën tuaj falje. "Më vjen keq që [unë] të lëndova." Çdo gjë personale prek tjetrin më thellë.

 

Zhvilloni këtë frazë në pranimin e veprimit tuaj të gabuar: “Më vjen keq që të lëndova duke mos mbajtur premtimin...” (ose çfardo të keni bërë).

 

 

Pjesa e tretë të kërkesë falje është kur tregoni që kuptoni arsyen pse tjetri ndihet i ofenduar dhe i lënduar – dmth. ju jo vetëm pranoni që veprimi juaj ishte lëndues por edhe arsyen pse ai ishte lëndues.

 

“Më vjen keq që të lëndova duke mos mbajtur premtimin tim për të të marrë në telefon.” Kështu ju po thoni që personi nuk ka faj që është zemëruar me ju. Tani shtoni edhe keqardhjen tuaj dhe pendimin. “Më vjen shumë keq që të lëndova. Po marrë përgjegjësinë e plotë. Ishte faji im dhe më vjen keq për atë që kam bërë. Isha egoist dhe mëndjelehtë. Ishte shumë e padrejtë nga ana ime.”

 

Pastaj është shumë e rëndësishme të shpreh dëshirën për të rregulluar marrëdhënien. Shprehni se çfarë po ndodh në zemrën, mendjen, shpirtin, jetën dhe zakonet tuaja, dhe sigurohuni që të mos ndodhi kjo gjë sërish. Përsërisni kërkesën tuaj falje aq shpesh sa nevojitet, veçanërisht në rastet kur keni lënduar tjetrin thellësisht.

 

Pasi marrëdhëniet janë të rregulluara, dhe pasi ka kaluar disa kohë mund të diskutoni rreth asaj çeshtje sërish duke treguar edhe ndonjë kusht zbutës, por në përgjithësi nuk ju këshillojë të bëni këtë deri sa lëndimi i personit është minimizuar maksimalisht. Dhe mos përdorni si justifikim: “Kisha pirë pak si shumë.” Akoma këni bërë atë çfarë keni bërë.

 

Nëse kërkoni falje, bëni atë në mënyrë të sinqertë, ose mos u lodhni kot.

 

 

Nga Dr Laura tek http://drlaura.com/Blog/tabid/281/entryid/9879/Default.aspx

 


Reagime shkatėrruese ndaj zemėrimit

Posted by Mamma on July 4, 2011 at 2:00 AM Comments comments (0)

 


 

Ne mund të reagojmë ndaj zemërimit në dy mënyra shkatërruese (të dëmshme): shpërthimi dhe mbajtja përbrenda e zemërimit. Ne mund të mendojmë se njëra mënyrë është më mëshkatërruese se sa tjetra, por e vërteta është që zemërimi që mbahet përbrenda mund të jetë po aq i dëmshëm sa zemërimi shpërthyes.


 

Mos harroni, zemërimi në vetvete nuk është mëkat. Apostull Pal tha, “Zemërohuni dhe mos mëkatoni.” Kjo është sfida - për të kontrolluar mënyrën se si ne reagojmë ndaj zemërimit tonë,si ta kontrollojmë atë.


 

Zemërimi shpërthyes


Zemërimi shpërthyes e shpreh veten në dy mënyra: fjalët dhe veprimet. Abuzimi verbal dhe abuzim fizik tani janë kthyer në fjalë shprehi në familjet Amerikane. Një abuzim i tillë i ka rrënjët në zemërimin e pakontrolluar.


 

Disa njerëz janë krenarë me ‘shpreh atë cfarë mendoj", por hapi i parë është pranimi se shpërthime të tilla verbale nuk janë të shëndetshme.Ata nuk janë të dashur, të kujdesshëm apo të sjellshëm. Zemërimi duhet të përpunohet, por jo në shpërthime verbalisht abuzive.


 

Një histori përgjegjshmërie


Harvey ishte një njeri i veprimit. Kur ai zemërohej, ai ishte gati të ndeshej dhe i shpejtë për të luftuar.


pas vetëm gjashtë muajsh martese me Xhudin, Harvey e shtyu atë pas murit. Ajo e dinte se sjellja e tij ishte e gabuar, kështu që ajo I shkroi atij një letër dhe me postë e nisi atë në zyrën e tij duke i thënë atij se ajo e donte shumë atë. Ajo tha në letër se ajo nuk mendonte se ai qëlliisht donte ta lëndonte apo ti bënte keq asaj, por në qoftë se ai do të guxonte përsëri ta trajtonte në një mënyrë aggresive, ajo do të largohej nga ai për aq kohë sa një këshillues ti siguronte asaj se mund të ishte e sigurt të kthehej sërisht tek ai pa u rrezikuar më.


 

Judy është duke bërë punën e madhe të dashurisë. Ajo po I tregon Harvey përgjegjësinë për sjelljen e tij mëkatare. Fakti që ajo po e trajton këtë cështje që në periudhën e parë të martesës së tyre, ajo ndoshta do të jetë personi që Zoti përdor për të ndihmuar Harvey lidhur me menaxhimin dhe reagimin e tij shkatërrues të zemërimit.


 

Mbajtja përbrenda e zemërimit


Disa të krishterë të cilët përcmojnë zemërimin shpërthyes nuk arrijnë të kuptojnë se zemërimi që mbahet përbrenda është po aq destruktive në afate të gjatë kohorë. Ndërsa zemërimi shpërthyes fillon me zemërim dhe mund të kthehet shpejt në dhunë, zemërimi që mbahet përbrenda fillon me heshtje dhe tërheqje, por në kohë çon në pakënaqësi, hidhërim, dhe përfundimisht urrejtje.


 

Ata që praktikojnë një metodë të tillë për t'iu përgjigjur zemërimit shpesh fillojnë duke mohuar se ata janë të zemëruar. Por zemërimi nuk vdes me mohimin.


Zemërimi i brendësuar,i pashprehur shpesh do të shprehë veten në mënyra sjelljeje pasive-agresive.Personi është pasiv në pjesën e jashtme të dukshme, duke u përpjekur për t'i dhënë përshtypjen që asgjë nuk ka ndodhur, por në fund zemërimi është shprehur në mënyra të tjera.


 

Shqyrtoni sjelljet tuaja negative dhe të shohim nëse ajo është e rrënjosur në zemërim. Kjo është arsyeja pse Shkrimet na honë "dielli të mos perëndojë mbi inatin tuaj". (Efesianeve 4:26)


Fragment marrë nga "Zemërimi" nga Dr Gary Chapman.

 

Kur partneri ka shpallur luftėn e ftohtė...

Posted by Mamma on June 30, 2011 at 3:47 AM Comments comments (0)


Xhilda kishte thënë i dashurit të saj që deshi të kalojë një fundjavë me shoqet e saj në plazh. Miri i përgjigjet me heshtje. Pa zhurmë, pa fjalë ofenduese, pa grindje – vetëm heshtje. Për katër ditë rrjeshtë tashme ai kishte refuzuar të komunikojë me të.


Tre arsyje Pse?


 

Kur partneri juaj ju ka shpallur “luftën e ftohtë”, ai/ajo zakonisht e bën këtë për shkakun e tre arsyeve – arsye historike, arsye emocionale dhe arsye nga incidenti.


Arsyeja nga incidenti është ajo që sapo ka ndodhur diçka që ka mërzitur partnerin. Në rastin e Xhildës dhe Mirit ishte shpallja e saj që ajo deshi të kalojë një fundjave me shoqet e saj.


Arsyeja emocionale ishte që Miri nuk ndihej i sigurt për dashurinë e Xhildës. Arsyetimi i tij ishte: “Nëse ajo më deshi në të vërtetë, ajo do të dëshironte të kalonte atë fundjavë me mua.”


Kurse arsyeja historike ishte që Miri kishte mesuar “luftën e ftohtë” që në fëmijëri. Prindërit e tij nuk kishin lejuar atë të argumentojë me ta dhe kështu gjithmonë kur ai ishte i zemëruar, ai mësoi të rri në heshtje.


Nëse partneri juaj ju ka shpallur “luftën e ftohtë”, duhet të gjeni përgjigjet ndaj tre pyetjeve:


1. Çfarë kam bërë unë ose kam dështuar të bëjë që ka mërzitur partnerit/en tim/e?


2. A kam folur në gjuhën e dashurisë së partnerit/et tim/e në kohët të fundit?


3. Çfarë di unë rreth fëmijërisë së partnerit/es tim/sime që mund të më ndihmojë të kuptoj heshtjen e tij/saj?


 

Çfarë të bëj?


 

Kur partneri shpall luftën e ftohtë, ndiheni i pandihmë. Por ne fakt nuk jeni! Ju mund të çani këtë heshtje. Mendoni rreth nevojave emocionale të partnerit/es tuaj. Kur nevojat tona emocionale nuk janë të plotësuara, ne sillemi keq. Heshtja është një tip i sjelljes së keqe. Nëse ne arrijmë të plotësojmë nevojën e partnerit/es, sjellja e tij/saj do të ndryshojë.


Lufta e ftohtë mund të jetë shumë dekurajuese, por ajo nuk është një penges e pakapërcyeshme. Partneri që po hesht në fakt dëshiron shumë të flasi me ju, vetëm ka frikë që biseda do të shndërrojë problemin në një luftë të zjarrtë. Nganjëherë përfundimi i tillë bazohet në histori martësore ose të fëmijërisë. Partneri që hesht zakonisht nuk i pëlqen lufta verbale (grindje) dhe heshtja është një mënyrë e mirë për të shmangur atë.


Nëse krijojmë një klimë miqësore për dialogun, mund të diskutojmë lëndimet, nëvojat dhe dëshirët tona, dhe pastaj të kërkojmë zgjidhjet reale. Kur partneri i heshtur kupton që bisedat nuk të udhëheqin në beteja por në paqe, atëherë ai/ajo do të heq dorë nga heshtja. Lufta e ftohtë nuk është e pranueshme për një marrëdhënie intime.


 

Ka pesë gjuhë të dashurisë. Cila gjuhë është e juaja? Regjistrohuni dhe na kërkoni testin.


Prindėrimi ėshtė bashkpunim

Posted by Mamma on June 20, 2011 at 3:44 AM Comments comments (0)

   

    

Shumë njerëz në Shqipëri mendojnë që prinderimi është vetëm puna e mamave. Por fëmija ka nevoje për të dy prindërit. Është një shprehje që femija kërkon 4 duar dhe 48 orë kujdesje. Kjo është arsyeja që fëmijët kanë dy prindër.


Dy qasje ne prinderim?

 

A eshte e mundur per dy prinder, te cilet kane dy qasje te ndryshme ne rritjen e femijës të gjejne pikën e takimit? Pergjigja eshte nje “po” e pakualifikuar. Ne martesen time ne zbuluam se une tentoja te isha I, e qete,/urte, “le te flasim per te” prind, ndersa gruaja ime Karolina tentonte te ishte prindi “te bejme tani”. Na u desh ca kohe te kuptonim se cfare po ndodhte, te analizonim modelin tone dhe ti pranonim njeri- tjetrit tendencat tona fillestare. Kur beme kete ne filluam te perqendroheshim ne ceshtjen se cfare eshte me e mire per fëmijët tane?


Per dashurine, fjalet dhe veprat


 

Asnje model i të mësuarit apo të trajnuarit do të jetë me efekshmeri te larte nëse fëmija nuk ndjehet i dashur nga prinderit. Dashuria me te vërtete mbulon shumicën e fajeve.


Dy rrotat mbi te cilat ecen mekanizmi i priderimit jane te mësuarit dhe të trajnuarit e përdorimit të fjaleve dhe veprimeve për të komunikuar me fëmijen. Nuk është e pazakonshme që nje prind thekson fjale dhe veprime te tjera. Nje do te bisedoje me femijen me bindje, ndersa tjetri thjesht e detyron femijen te bindet. Kur zgjatet ne ekstrem kjo mund te coje ne abuzim verbal si fillim dhe abuzim fizik si vazhdim.


Qasja me e mire eshte ti perdoresh fjalet dhe veprimet bashke. Thuaji femijes ekzaktesisht se cfare pritet prej tij/saj dhe se cili do te jete rezultati nese nuk bindet. Pastaj nese nuk bindet aplikoni pasojat ne menyre te sjellshme, por te prere. Kur jeni konsistues femija juaj do te mesoje bindjen. Sigurisht e gjitha kjo pune kryhet me mire kur femija ndjehet I dashur nga te dy prinderit. Prinderimi eshte si nje skuader sporti.


Te biesh dakort me parimet e disiplinës


 

Prinderit e pjekur gjithmone vazhdojne të mësojne. Vendosja e disiplines eshte nje pike ku shume cifte kane mosmarreveshje. Te bisedoni rreth te renit dakort ne lidhje me disa parime të disiplines mund te jete e dobishme. Për shembull të jeni dakort se e gjithe disiplina duhet të bëhet me dashuri dhe fjala dashuri duhet te përdoret gjithmone ndërsa ne vendosim disipline. Dashuria dhe disiplina e vazhdueshme e shoqeruar me informacion, eshte rruga drejt nje prinderimi te përgjegjshem dhe nje martese në rritje. Ju i detyroheni vetes te jeni shoke skuadre ne prinderim.


Dua ta përfundoj me dy parime te disiplines. I pari eshte qe disiplina positive duhet gjithmone të kërkoje të shpjegohet. Gjuha sharese nuk korrigjon sjellje.


Parimi i dytë është të merremi vetem me cështjen qe kemi në dore . Mos kujtoni gabime te se kaluares. Bejini hapesire anes njerezore te femijes tuaj. Bini dakort ne lidhje me parimet dhe ju mund të jeni shoke skuadre në prinderim.

 

 


Si tė shmangim pakėnaqėsitė

Posted by Mamma on June 12, 2011 at 4:12 PM Comments comments (0)

 


A keni qenë ndonjëherë shumë të lënduar nga bashkëshorti juaj? Disa prej jush mund të jetë duke thënë, "Po, shumë e shumë herë." Pastaj shanset janë që ju e keni ndjerë edhe zemërimin dhe trishtimin në drejtim të bashkëshortit / es tuaj. Çka do të bëni me këto emocione të forta që duket se është shumë e vështirë për ti shmangur dhe larguar?


Zemërimi i pashprehur dhe i pakontrolluar


Le të shikojmë dy mënyra negative dhe një mënyrë pozitive të menaxhimit të zemërimit dhe trishtimit.


Së pari, ne ruajmë brenda nesh zemërim të pashprehur. Kur e bëjmë këtë, hidhërimi bëhet si një kancer malinje që ngadalë shkatërron fibrën e jetës. Pastaj, kjo shkakton shprehje të pakontrolluar të zemërimit. Si një shpërthim ajo shkatërron çdo gjë që e rrethon. Një shpërthim i tillë është si një sulm emocional në zemër dhe mund të shkaktojë dëme të përhershme.


 

Ekziston një mënyrë më e mirë. Ajo fillon duke i thënë vetes: "Unë jam jashtëzakonisht i zemëruar dhe i hidhëruar në lidhje me atë që bashkëshorti im ka bërë. Por unë nuk do të lejojë ligësinë e tyre të më shkatërrojë mua dhe unë nuk do të përpiqem për shkatërrimin e tyre. Unë do të kërkoj kthimin e bashkëshortit tim tek Zoti që është i drejtë, dhe unë do tia tregoj zemërimin dhe hidhërim tim Zotit. Sfida biblik është - “hiqni edhe ju të gjitha këto gjëra: zemërim, zemëratë” (Kolosianëve 3:8 ).

 

Çlirimi tek Perëndia

Rrëfeji Perëndisë që ju keni mbajtur zemërimin tuaj brenda dhe që ndjeheni të hidhëruar. Kërko falje nga Ai për trajtimin e zemërimit tuaj në një mënyrë mëkatare. Pastaj, tregoji hidhërimin tënd bashkëshortit/es tuaj dhe kërkoni falje. Kërkoni një këshillues ose mik të besuar të cilët mund ju ndihmojë të lironi zemërimin tuaj drejt bashkëshortit/es apo Perëndisë, në mënyrë që të jetoni një jetë më konstruktive në të ardhmen.Më lejoni tju këshilloj se një rrëfim mbi hidhërimin nuk mund të eliminojnë të gjitha ndjenjat armiqësore. Nëse hidhërimi ka qenë për një kohë të gjatë në zemrën tuaj atëherë ndjenjat armiqësore mund të vdesin ngadalë.

 

Përgjegjësia e kujt?


Apostulli Pal ka thënë, “Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, ... Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: ''Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti''.” (Romakëve 12:17,19)


Ju mund të jeni trajtuar në mënyrë të padenjë nga bashkëshorti juaj, por kjo nuk është përgjegjësia juaj të ndëshkojë ata për mëkatin e kryer. Ato duhet të përballen me Perëndinë me mëkatin e tyre, dhe Perëndia është një gjykatës i drejtë. Hakmarrja verbale nuk realizon asnjë qëllim konstruktiv. Duke kërkuar më të mirën për shokun tuaj, të cilën Bibla e quan dashuri, ka më shumë potencial për të mirë.


Fragment marrë nga “Shpresë për të ndarët” nga Dr Gary Chapman.