Familjarėt

Sė bashku pėr familjet mė tė forta, pėr njė Shqipėri mė tė mirė!




Faqe pėr ēdo moshė

Artikujt

Fėmijėt dhe obeziteti

Posted by Mamma on August 30, 2011 at 4:15 AM Comments comments (0)


Femijet mbipeshe nuk jane me nje gje e jashtzakonshme ne Shqiperi. Deshira e prinderve per te ushqyer femijet dhe niprat e tyre mire eshte kthyer ne nje fiksim, keshtu duke shkaktuar mbipeshe dhe obezitet qe ne moshat e vogela.

Në Shqipëri 4 % e fëmijëve 8-10 vjeç janë obezë, ndersa rreth 16 % prejtyre janë mbi peshë", ka pohuar Dhimitraq Stratoberdha, specialist i ISHP. Specialistet e Shëndetit Publik pohojnë se obeziteti është më i dukshem tekfemijët e zonave urbane se sa tek ato rurale. Keshtu, për çdo fëmijë obezë nëfshat gjendjen 4 fëmijë obezë në qytet. Interesante janë krahasimet e obezitetit tek fëmijët ne shkollat publike dhe ato jopublike. Sipas studimit,numri i fëmijëve mbipeshë në shkollat jopublike është 2 herë me i lartë se në shkollat publike. (1)


kjo është një situatë shumë serioze për shkakun që obeziteti rrezikon fëmijët të sëmuren me sëmundje kronike si diabeti dhe probleme me zemrën gjatë gjithë jetës. Gjithashtu mbipesha zhvillon stresin, mërzitjen dhe njëvetvlersim të ulët.


Çfarë i bën fëmijët obezë?


Ka disa shkaqe pse fëmijët bëhen mbipeshë dhe obezë. Shkaqet më të përhapur janë faktorët gjenetik, mungesa e aktiviteteve fizike, ushqyerja e joshëndetshme ose një bashkim i këtyre faktorëve. Vetëm në raste të rralla mbipesha shkaktohet për shkakun e gjendjes shëndetsore si p.sh.probleme hormonale. Një analizë gjaku mund të përjashtojë këtë variant.


Edhe pse problemet e peshës trashëgohen në familje, jo të gjithë fëmijët që ka obezitetin në trungun familjar do të dalin mbi peshë. Fëmijët që kanë prindër ose vëllezërit ose motrat mbi peshë mund të kenë rrëzikshmërinë e lartë për t’u bërë mbi peshë gjithashtu, por kjo në fakt mund të ketë lidhje me stilin e përbashkët të jetës, si zakonët e ushqyerjes dhe të aktiviteteve.


Niveli total i aktiviteteve të fëmijës dhe dietës –dmth.ushqyerjes – së tij luan një rol shumë të rëndësishëm në peshën e fëmijës.Sot shumë fëmijë kalojnë shumë kohë në lojra joaktive. Për shembull, një fëmijë mesatar kalon pak a shumë katër orë në ditë duke parë televizorin. Tani që janë të zhvilluara edhe lojra kompjuterike, numri i orëve të kaluara pa levizje vetem shtohen.


Çfarë sëmundje rrezikojnë të fitojnë fëmijët obezë?


Fëmijët obezë janë në rrezik për disa arsye:


  • Kolesterol i ngritur
  • Tension i lartë i gjakut
  • Sëmundje e parakohshme të zemrës
  • Diabeti
  • Problemet kockore
  • Problemet me lëkurë si puçrrat e vapës,sëmundje kërpudhore të lëkurës dhe puçra fytyre.


Nga ta di, a është fëmija im mbipeshë?


Personi më i përshtatshëm për të caktuar – a është apo s’është fëmija juaj mbipeshë – është mjeku familjar. Për të kontrolluar fëmijën, mjeku do të mat peshën dhe gjatësinë e fëmijës, duke konsideruar moshën dhe tabelen e standarteve të rritjes. Nganjëherë nuk është e lehtë të caktoj obezitetin për shkakun që fëmijët nganjëherë kanë shpërthime të paparashikueshme në rritje. Për shembull, nuk është aspak e jashtzakonshme që djemtë për ca kohë duken mbipeshë, por disa vite më pas mund të zgjasin duke përshtatur gjatësinë me peshën.


Si mund të ndihmojë fëmijën tim mbipeshë?


Nëse keni një fëmijë mbipeshë, është e rëndësishme të tregoni atë që e doni atë ashtu siç është dhe do të mbështesni atë në çdo gjë. Ndjenjat e fëmijëve rreth vetes janë të bazuara mbi ndjenjave e prindërve rreth tyre. Nëse do të pranoni fëmijët tuaj pavarsisht nga pesha e tyre, ka më shumë mundësi që ata do të ndihen mirë rreth vetes. Gjithashtu është e rëndësishme të flisnime fëmijën rreth peshës së tij/saj duke lejuar të ndajnë me ju shqetësimet që ka.


Nuk këshillohet të vëni fëmijën në diet dhe të bëni atij zborë për shkakun e peshës së tyre. Në vend të kësaj, prindërit duhet të fokusojnë në një ndryshim i ngadaltë të zakoneve të aktiviteteve fizike dhe të ushqyerjes në gjithë familjen. Duke përfshirë gjithë familjen, çdo pjesëtar mëson zakonet e shëndetshme dhe fëmija mbipeshë nuk ndihet mënjanuar me dieta dhe rregulla të krijuara veçanërisht për atë.


Si të përfshij gjithë familjen në zakone të shëndetshme?


Ka shumë mënyra se si mund të përfshini gjithë familje nëzakone të shëndetshme, por gjëja kryesore është të rrisni aktivitetet fizike tëfamiljes.  Ja, disa mënyra:


  • Jini shembulli i tyre. Nëse fëmijët tuaj do të shohin që jeni fizikisht aktiv dhe duke u argëtuar, ka shumë mundësi që edhe ata do të dëshirojnë të bëhen aktive dhe kështu do të mbeten gjatë gjithë jetës së tyre.
  • Planifikoni aktivitetet familjare që sigurojnë çdo pjesëtar me ushtrime fizike, siç p.sh. ecja, dhënia e biçikletës ose not.
  • Jini sensitiv ndaj nevojave të fëmijës suaj. Fëmijët mbipeshë mund të ndihen në siklet të marrin pjesë në disa aktivitete. Është e rëndësishme të ndihmoni fëmijën të gjejë aktivitete fizike që i pëlqejnë dhe që nuk janë të sikletshme ose tepër të vështira.
  • Përpiquni të pakësoni kohën që ju dhe familja juaj kaloni në aktivitete pasive duke ulur, si p.sh. duke parë televizorin ose duke luajtur lojra kompjuterike.


Pavarsisht nga mënyra që do të zgjidhni për të përmirësuar shëndetin e fëmijës suaj mbipeshë, qëllimi juaj nuk është vetëm tëbëni aktivitete fizike dhe të mbani diet të shëndetshëm, por të kaloni kohën sa më bukur me gjithë familjen, duke forcuar marrëdhënien tuaj dhe shëndetin tuaj fizik dhe shpirtëror në mënyrë aktive.

 

(1) http://www.kohajone.com/html/artikull_51436.html

 


U bėfsh 100!

Posted by Mamma on August 3, 2011 at 5:42 PM Comments comments (0)

 Nga Terry Butler, Signs of the Times

 


Më shumë njerëz arrijnë ditëlindjen e 100. A është thjesht fati apo ka ndonjë kushte që mund të praktikojmë në jetët tona?


 

Kur Lydia Newton festoi ditëlindjen e saj 110, ajo dukeshe plotë energji dhe kujtesa e saj ishte shumë e saktë. Cili ishte sekreti i saj? Patjetër shumë ndikon edhe entuziazmi i saj dhe këndvështrimi pozitiv ndaj jetës. Lidia u shua disa muaj pas ditëlindjes së saj 112 duke qënë e shtata në listën e njerëzve më të moshuar në SHBA. Ajo ishte një prej grupit të vogël njerëzish që kishin arritur moshën 110 e sipër. Në dhjetorin e 2005 personi më i moshuar në botë ishte 116 vjeçare Maria Capovilla nga Ekuadori.


 

 

Sa dëshironi të jetoni?


U bëfsh 100! Urojmë ne për ditëlindje. Por a ka dëshirë jubilari të jetojë aq gjatë? ABC News dhe USA Today kanë bërë një pyetsore dhe doli që vetëm 25% të amerikanëve do të dëshironin të jetojnë deri në 100 vjet. Dëshira mësatare ishte të jetojë deri në 87 vjeç, i cili ishte 9 vjet më shumë sesa jetëgjatësia mësatare e tashme në Amerikë. Kurse 64% shprehin që do të ishte mirë të jetojë një jetë të shëndetshme (pa pirë duhan dhe alkool, duke shmangur strese dhe duke bërë ushtrime fizike) për të arritur moshën 100 vjeçe. Shqetësimi më i madh i njerëzve ishte humbja e shëndetit, funksioneve mendore dhe paaftësia për tu kujdesur për veten.


 

Ka një përceptim të përhapur që barazon vjetërimin me një shëndet të keq. Kështu shpesh herë dëgjojmë: “Pse të jetojë dhjetë vjet më shumë kur shumë mundësi do të jem i paaftë për tu kujdesur për veten dhe të jetojë në azil i shtrirë në krevatë?” Megjithatë, studimet mbi moshën e tretë tani po ndryshojnë këtë përceptim. Dr.Thomas Perls, drejtori i Studimeve të Qindvjeçarëve të Anglisë së Re (New England Centenarian Study) që ka vëzhguar më shumë sesa 1500 pleq, duke përfshirë qindvjeçarët, vëllezërit dhe bijtë e tyre, thotë: “Nuk është e vërtetë që sa më shumë rron aq më i sëmurë bëhesh, por sa më shumë rron, aq shëndet më të mirë ke patur.”


 

Sa vjet mund të jetojë një person? Bibla na tregon rreth Methuselahut i cili rroi deri në 969 vjeç. (Zanafilla 5:27) Por në kohën e mbretit David, jetëgjatësia u shkurtua goxha: “Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për më të fortët në tetëdhjetë, por ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim dhe dëshirë për t'u dukur, sepse kalon me të shpejtë dhe ne fluturojmë tutje.” (Psalm 90:10)


 

Gjatë shekullit të kaluar jetëgjatësia në SHBA është rritur në mënyrë dramatike nga 47 vite në vitin 1900 deri në 77 vjet në vitin 2000. Në vitin 1990 31 milion amerikanëve ishin mbi 65 vjeç, ndërsa 37 306 prej tyre ishin qindvjeçarët. (2) Katër prej pesë qindvjeçarët ishin gratë.


 

Në vitin 2000 shkencëtarët shpallën që ishin 167 000 qindvjeçarët në botë, dhe u llogarit që në vitin 2050 do të kemi më shumë së 3,3 milionë qindvjeçarë. Një milion prej tyre do jenë vetëm në Japoni, dhe më shumë sesa 450 000 në SHBA. (3)


 

Parashikohet që në vitin 2050 në SHBA më shumë sesa 150 njerëz çdo ditë të vitit do të festojnë ditëlindjen e tyre 100. Po ju, a mund të jeni edhe ju ose fëmija juaj të bëhet ai qindvjeçari i cili fryn 100 qirinjtë mbi tortë dhe merr urime nga presidenti?


 

Kërkimet për një rini të përjetshme dhe ilaqe kundër vjetërimit kanë vazhduar për mijra vjet që nga kohët e faraonëve të Egjiptit dhe eksploruesit spanjoll Juan Ponce de Leon që kërkoi burimin e rinisë në vitin 1513 deri në inxhinierisë gjenetike të kohëve moderne.


 

 

Sekretet e një jete të gjatë


Në 20 vite të kaluara shkencëtarët kanë hulumtuar shumë për të zbuluar sekretet të një jete të gjatë dhe të shëndetshme. Veçanërisht janë studjuar disa grupe të njerëzve që janë të famshëm për jetëgjatësinë e tyre. Këto janë banorët të Anglisë së Re, banorët në Okinawa dhe besimtarët Adventist të ditës së shtatë.


 

Gazetari Dan Buettner dhe fotografi David McLain të revistës National Geographic kanë udhëtuar mbarë botën duke kërkuar vende ku njerëz jetojnë më gjatë së të tjerët. Ata zgjodhin tre grupe të njerëzve me një jetë të gjatë – banorët e ishujve Okinawa, një grup të fshatrave malore në Sardini dhe besimtarët Adventist të ditës së shatë në Loma Linda, Kaliforni. Ata kanë bërë intervistë me më shumë se 50 qindvjeçarët për artikullin e tyre “The Secrets of Living Longer” (November 2005 National Geographic magazine) dhe “nuk gjetëm asnjë zemërak prej tyre”, thotë Buettner.


 

Pleqtë e secili vend ndanë sekretet e stilit të tyre të jetës – ata nuk pinë duhan, janë njerëz familjar, ushtrohen në aktivitete fizike çdo ditë, mbajnë kontakte shoqërore me fis dhe miqtë, hanë fruta, perime dhe drithna. Buettner gjithashtu shënoi ndryshime dallime rajonale të zakonëve dhe besimeve të këtyre njerëzve. Sardinianët pinë verë të kuqe me përmbajtje, ndajnë punët me bashkëshorten dhe hajnë djath. Banorët e Okinawës hanë ushqim me racione të vogëla, gjejnë qëllimin në jetë dhe mbajnë miqësi përjetë. Kurse Adventistët e ditës së shtatë hanë arra dhe fasule, mbajnë të shtunën (ditën e shtatë) si një ditë pushimi dhe antistres dhe kanë besim dhe adhurojnë Zotit.


 

Përqindja e qindjveçarëve në Okinawa është katër herë më e madhe sesa ajo në SHBA. Studimi i Qindvjeçarëve në Okinawa vëzhgojnë më shumë sesa 600 qindvjeçarët. Duket që dieta e tyre me kalori të ulëta që përmban miso, oriz i jo-përpunuar dhe soja luan një rolë të rëndësishëm në jetëgjatësinë e tyre.


 

You need Adobe Flash Player to view this content.


 

 

Studimi i Shëndetit të Adventistëve vëzhgoi 34 000 Adventistë në Kaliforni për 12 vjet. Përfundimi ishte që mesatarisht burrat Adventist jetuan 7,3 vjet më shumë dhe gratë Adventistë 4,4 vjet më shumë sesa banorët e tjerë të Kalifornisë. Adventistët që janë vegjetarian madje kanë madje deri në 10 vjet shtesë sesa të tjerët.


 

You need Adobe Flash Player to view this content.


 

 


Pesë parime të thjeshta për një jetë të gjatë


Dr. Gary Fraser, drejtori i studimit, gjeti pesë parime të thjeshta të stilit e jetës që kontribon për të fituar ato 10 vjet ekstra. Rreth 2 vjet e jetës shtohet për çdo parim


- të mos pish kurrë duhan,

- të kryesh ushtrime fizike rregullisht,

- të mbash peshën e shëndetshme,

- të hash ushqim vegjetarian,

- të hash arra katër apo më shumë herë në javë. (4)


 

Midis vegjetarianëve Adventist në Kaliforni, 48% burra dhe 60% gratë jetonin 85 vjeç dhe më shumë, në krahasim me 20% burra dhe 39% gratë të banorëve të tjerë të SHBAs.


 

Dhe për tu çuditur, qindvjeçarët Adventistët ishin aktiv, energjik, njerëz që shijonin jetën, marrëdhëniet familjare dhe një shëndet goxha të mirë. Kjo nuk është pikëpamja që shumica prej nesh kemi për një njeri të moshuar. Por ja, këto pleq po ndryshojnë mendimin e popullit.




Për shembull, Marge Jetton akoma jep makinës duke qënë 101 vjeçe.



Dr.Ellsworth Wareham asiston kirurgji kardiake në moshën 94 vjeçe. Minnie Iverson Wood jep mësimet e muzikës në moshën 97 vjeçe. Kurse 100 vjeçari Frank Shearer bën ski mbi ujë! Cilat janë sekretet e tyre?


A është kjo gjë gjenetike? Apo rëndësia është në ushqimin që hanë? Ose këndvështrimi pozitiv ndaj jetës? Ndoshta të gjitha!


 

Siç kemi një urim, “Të rrosh me nënë dhe bab”, me siguri ka një avantazh të kemi prindër me një jetë të gjatë. Interesante që edhe vëllezërit/motrat dhe bijtë e qindvjeçarëve kanë prirje për një jetë të gjatë. Megjithatë, studimet tregojnë që gjenët ndikojnë këtu vetëm për 30-40%. Faktori kryesor është stili i jetës – si jetoni, çfarë dhe sa hani dhe sa mirë kaloni stresin. Nuk mund të ndryshoni gjenet e tua, por mund të ndryshoni stilin e jetës suaj!


 

Shkencëtarët besojnë që do të gjejnë mënyrën se si të zgjasin jetëgjatësinë mesatare në 125 vjet. Ndërkohë, do t’ju ndihmojnë këto parime të shëndetshme që tashmë e praktikojnë qindvjeçarët e lumtur.

 


1 http://signstimes.com/?p=article&a=40026404356.645

2 Centenarians in the United States, USDHHS 1999.

3 World Population Prospects: The 2002 Revision, United Nations Population Division.

4  Gary E. Fraser, Diet, Life Expectancy and Chronic Disease: Studies of Seventh-day Adventists and Other Vegetarians (Oxford University Press, 2003).

 

Fit-IQ - Testi i inteligjencės shėndetit

Posted by Mamma on July 22, 2011 at 1:16 AM Comments comments (0)

 


A je mbështetësi i ushqimit të shëndetshëm? Shumë veta pohojnë që po, por duke shënuar dhe analizuar menutë e tyre javore zbulohet që në fakt ata hanë shumë gjëra jo të shëndetshme. Ne po ju ofrojmë testin Fit-IQ (testi i inteligjencës shëndetit).


Përgjigjuni me PO ose JO.


1. A han të paktën një frutë të freskët për ditë?

2. A e han të paktën pesë racione me perime çdo ditë?

3. A është përfshirë në menu tënd të paktën tre herë në javë – oriz, mel, tërshërë dhe drithëra të tjera?

4. A e han një racion të perimeve të freskëta çdo ditë?

5. A e han çdo ditë fara të papërpunuara çdo ditë?

6. A përdor në menu tënde bimët e detit (lështërikët)?

7. A han peshk të paktën dy herë në javë?

8. A përtypë ushqimin deri se ai bëhet i lëngshëm?

9. A e shmang ushqimin që përmban konservantët, ngjyrat dhe shumë E ( p.sh. E202 etj tek etiketa)?

10. A shmang produkte që përmbajnë sheqer?

11. A kundërshton dëshirën të hash në situatat e stresit?

12. A të ka ushqyer nëna me gji?

13. A han mirë edhe kur je i lodhur ose i zënë?

14. A han mëngjesin çdo ditë?

15. A pi ujë burimi për ditë?

16. A pi për ditë të paktën 8 gota ujë të pastër?

17. A shmang birrën, alkoolin dhe pije me gazë gjatë vakteve?

18. A pi ujë rreth 25 minuta para vaktit?

19. A është menuja jote me shumë variacione?

20. A pi lëngje të freskëta të perimeve të paktën një herë në javë?


Rezultati: 1 pikë për çdo PO.

17-20 pika – Bravo! Kështu qofsh!

12-16 pika – Jo keq, por përpiqu të përmirësosh situatën. Je ne rrugën e duhur, por duhet të bësh më shumë për shëndetin tënd. Së shpejti do të shkruajmë se si të bëhësh si kokërr mollë.

11 dhe më pak – Ndalohu! Fillo të ndryshosh zakone të tua e së ngrënjes që sot sepse shëndeti tënd është në rrezik! Duhet të hash më shumë fruta dhe perime dhe duhet të pish më shumë ujë! Shiko edhe pyetje të tjera ku ke përgjigjur me JO dhe bëj ndryshime të përshtatshme!

 



Puthja e diellit

Posted by Mamma on July 14, 2011 at 3:09 AM Comments comments (0)

  

 


Ekspozimi i tepërt i lëkurës ndaj rrezëve të diellit mund të shkaktojë kancerin e lëkurës dhe vjetërimin i parakohshëm, duke formuar rrudha. Megjithatë rrezet e diellit me doza të arsyeshme mund të bëjnë shumë mirë për shëndetin tuaj.


 

Ndikimet e mira të rrezave diellore


Ato janë shumë! Së pari, rrezet e diellit vrasin mikrobe. Prandaj është e rëndësishmë të ekspozoni dhe të ajërosni rregullisht në diell jorganët, batanijet dhe gjëra të tjera që nuk lahen shpeshherë në lavatriçe edhe në tharëset automatike. Gjithashtu njerëzit që kanë probleme me bajamet këshillohen të mbajnë gojën për disa minuta hapur në ndriçimin e diellit. Kjo do të shkatërrojë mikrobet në gojë dhe në fyt dhe do të ndihmojë organizmin për të luftuar kundër sëmundjes.


Dozat arsyeshme të rrezave të diellit i japin lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm dhe e ndihmojnë që lëkura të jetë e lëmuar dhe elastike. Një lëkurë e nxir në diell mund t’i rezistojë më shumë infeksionëve dhe djegjes në diell sesa një lëkurë e bardhë.


Gjithashtu drita e diellit i ngren humorin shumicës së njerëzve. (Vetëm mos rrini shumë në diell që të mos digjeni!) Drita e diellit e shoqëruar me ushtrime fizike është një ndihmesë e madhe në luftën kundër depresionit kronik. Mbani mend – nëse zakonisht bini në depresion gjatë muajve të errët të dimrit, përpiquni të kapni diku ndonjë rrezë dielli.


Përveç kësaj, rrezet e diellit duke ndikuar në lëkurë, stimulojnë organizmin në prodhimin e vitaminës D. Kjo vitamina e mundëson organizmin të marrë nga zorra kalciumin për të forcuar kockat. Kjo shmang rakitizëm dhe ndihmon në parandalimin e osteoporozë (brishtësia dhe hollimi i kockave).


Rrezet e diellit gjithashtu forcojnë imunitetin, qetësojnë dhimbjet e kyçëve të ënjtura nga artriti dhe lehtësojnë disa simptoma të sindromës e paramenstruacionëve.


Disa shkencëtarë gjithashtu shpallin që rrezet e diellit mund të ndikojnë në pakësimin e kolesterolit në gjak.


 

Po anët negative të diellit?


Drita e diellit është faktori më i madh i kancerit të lëkurës, sidomos për njerëzit me lëkurë të zbehtë. Për ta qëndrim i tepërt në diell është i rrezikshëm.


Duhet të dini që djegja e lëkurës është shumë e dëmshme për çdo njeri. Çdo djegje shkatërron inde të gjalla dhe të shëndetshme. Djegjet të përsëritura krijojnë ndryshime të pakthyeshme dhe mund të shkaktojnë kancerin e lëkurës. Disa studime të fundit vërtetojnë që ushqim i pasur me yndyrna i shoqëruar me ekspozimin nën diell mund të stimulojë formimin e kancerit të lëkurës.


Nëse nuk besoni që mund të sëmureni me kancërin e lëkurës, mund t’ju sigurojmë që djegjet e përsëritura dalëngadalë do të shkatërrojnë elasticitetin e lëkurës duke ju bërë me rrudha para kohës.


 

Këshillat për një banjodielli të shëndetshëm


Një nxirje e lehtë vepron si mbrojtës. Është sikur lëkura juaj vesh syzedielli. Megjithatë duhet të kuptoni se sa lëkura juaj mund t’i durojë rrezet e diellit. Njerëzit me lëkurë të zbehtë dhe ata me flokët të kuqe ndoshta duhet ta fillojnë banjon e diellit me vetëm 5 minuta në ditë. Njerëzit me lëkurë të errët mund të ekspozohen që në fillim me 10-15 minuta në ditë. 30 minuta në diell duke ekspozuar sa më shumë nga sipërfaqja e trupit, është një qëllim i arritshëm për shumicën e njerëzve.


Kurrë kurrë kurrë mos e digjëni lëkurën tuaj! Përdorni krem mbrojtës! Nuk ju këshillojmë të lyeni me vaj – ashtu siç skuqet bërxolla në vaj, ashtu do të bëhet edhe me lëkurën tuaj në rrezave të diellit. Ajo nuk është një gjë që ju nevojitet.


Paralajmërim për prindërit! Në vitin e parë të lindjes fëmija të mos ekspozohet fare në diell – edhe në hije fëmija juaj do të marrë rrezet e diellit me doza të mjaftueshme.


Nëse planifikoni një udhëtim në natyrë, përgatituni për atë disa ditë përpara, duke u ekspozuar në diell çdo ditë pak më shumë, deri sa të skuqet pak (dmth.bëhet pak e kuqe) lëkura juaj.


Nëse fytyra dhe krahët tuaja do të ekspozohen çdo ditë vetëm disa minuta në rrezet e diellit, organizmi juaj do të prodhojë dozën e nevojshmë të vitaminës D.


Çdo mëngjes hapni dritaret që të hyjnë rrezet e diellit në shtëpinë tuaj. Mbani mend shprehjen – ku hyn rrezet e diellit, nuk hyn doktori. Dielli do të përmirësojë shëndetin dhe gjëndjen tuaj shpirtërore!


Për mijra vite dielli ka qënë dhuruesi i jetës. Tani ne e dimë që ai jo vetëm mund të na shërojë por edhe të na shkatërrojë. A do të jetë dielli për ne puthja e jetës apo vdekjes, varet nga ajo se si do të përdorim atë.

Uji - njė mrekulli pa kalori

Posted by Mamma on July 6, 2011 at 4:43 AM Comments comments (0)

  


Njeriu është i përberë nga 70% ujë.Dhe uji është i rëndësishëm për një funksionim te rregullt te organizmit. Mbi 80% e kockave, e gjakut dhe e trurit është ujë. Uji sjell oksigjen ne tru dhe kjo është shume e nevojshme per ata qe kanë shumë aktivitete mendore. Te gjithë studentët për shembull në kohën e sezonit kanë nevojë për shumë ujë sepse si tha me shaka një doktor, nëse nuk furnizojmë organizmin me ujë, niveli i ujit brenda trupit  bie dhe i pari thahet truri.


Të detyrosh organizmin tënd të funksionojë me sasinë e kufizuar të ujit është e njëjta gjë si të provosh t’i lash pjatat e drekës vetëm me një gotë ujë. Nëse nuk pini mjaftueshëm ujë, mbeturinat e organizmit janë nxjerrë në mënyrë më të koncentruar, duke krijuar aromën e pakëndshme të trupit, frymëmarrjes dhe urinës.


Është e befasueshme por shumica e njerëzve pinë më shumë pije freskuese dhe alkoolike sesa ujë të pastër. A ka rëndësi kjo?


A nuk ka ujë në përbërjen e çdo pije?


Organizmi përdor ujin në çdo mënyrë, por pijet mund të krijojnë probleme të veçanta. Shumë prej tyre përmbajnë kaloritë që duhen tretur njëlloj si ushqim. Këto kaloritë do të krijojnë depozita të yndyrnave, luhatje të nivelit të sheqerit në gjak, gjithashtu mund të ngadalsojë tretjen. Kurse uji i pastër kalon nëpërmjet stomakut direkt – pavarsisht – a ka ushqim në të apo nuk ka. Ujë nuk ka nevojë për tretjen, ai nuk acaron dhe nuk vonon funksionet e organizmit. Dhe ai nuk përmban kalori.


Sheqeri që i përmbajnë pijet kërkon nga metabolizmi ujë shtesë. Shumica e pijeve përforcon sekrecionin e acidës së stomakut. Pijet e kolës përmbajnë fosfor – një kimikat i cili pakëson depozitat e kalciumit në organizëm, duke shkaktuar thyeshmërinë e kockave.


Po pije dietike pa sheqer?


Pije dietike nuk përmbajnë sheqer, megjithatë ato krijojnë probleme të tjera. Pothuajse të gjitha pijet, pavarsisht kanë sheqer ata apo jo, përmbajnë kimikate që përmirësojnë ngjyrën dhe shijen e tyre dhe gjithashtu zgjasin datën e skadimit. Disa prej tyre mund të acarojnë shtresën e brendshëm të stomakut, kurse të tjerë mund të detyrojnë mëlqinë dhe veshkat të eliminojë dhe të shkarkojë nga organizmi.


Ju mund të shmangni të gjithë këto probleme duke pirë ujë. Uji i pastër është pa kalori, nuk do t’ju shtojë në peshë, nuk do të acarojë stomakun tuaj dhe nuk do të helmojë organizmin duke ngarkuar mëlqinë dhe veshkët.


Sa ujë duhet të pi në ditë?


Përgjigjia është – mjaftueshme sa të keni urinë të çelet. Organizmi humb 10-12 gota ujë në ditë nëpërmjet lëkurës, mushkrisë, urinës dhe jashtqitjes. Me ushqim ne marrim 2-4 gota ujë, kurse 6-8 duhet të pimë si ujë të pastër.


Ju këshillojmë të krijoni zakonë të pini ujë me bollëk. Pini ujë direkt sa të çoheni nga krevati, paradite, pasdite dhe në darkë. Pirjet e ujit është si një dush që shpëlan stomakun duke e përgatitur për punë. Prandaj këshillohet të pini të paktën një gotë ujë 20-30 min para buke.


Filloni ditën me një gotë ujë të vakët me pak limon. Pini një gotë para çdo vaktë. Dhe në darkë shpëlani me një gotë tjetër përgjumësinë tuaj dhe tundimin për të ngrënë ndonjë biskotë apo çokollatë.


Ujë është ajo gjë që nevojitet organizmit tuaj për të kryer të gjithë proçeset vitale. Ujë është një pije perfekte dhe një prej bekimeve më të mëdha të jetës.


Herën tjetër kur do t’ju pyesi njeri: “Çfarë dëshironi të pini?” mund të përgjigjeni: “Me shumë kënaqësi një gotë ujë. Ajo do të ishte më e mirë.”

 

 

 


 

 

 

Si tė kemi kėmbė tė lehta dhe tė bukura?

Posted by Mamma on June 29, 2011 at 3:58 AM Comments comments (0)


Një sëmundje të përhapur si gjatë shtatzënisë ashtu edhe pas lindjes është zgjerimi venash ose variçet. Zakonisht ajo krijohet në pjesën e dytë të shtatzënisë dhe mund të shkaktojë gruas shumë shqetësime.


Simptoma të para që tregojnë mbingarkesën e këmbëve ose madje pamjaftueshmëri venoze është dhimbjet në këmbë, ënjtje dhe siklet. Shpesh herë shenjat e para shfaqen në ditë me vapa dhe pas banjë diellit.


Faktorët e rrezikut


- Gjinia (fëmrat vuajnë nga variçet 2-3 herë më shpesh sesa meshkujt);


- Profesioni dhe stili i jetës (qëndrim të vazhdueshëm në këmbë ose ulur zmadhon rrezikun e variçeve);


- Mbipeshë;


- Shtatzënia e parë ose e përsëritur;


- Këpucët e parehatshme, këpucët me taka etj.;


- Temperatura të lartë (qëndrim i vazhdueshëm në një dhomë të vapë, banjëdielli).


Shkaku më i përhapur të zgjerimit venash është trashëgimia. Paaftësia e kllapave e venave krijon kongjestion (bllokim) dhe krijohet ashtuquajturit rrjedhja e mbrapsht venoze. Kjo do të thotë që gjaku nuk rrjedhë më vetëm lartë por pjesërisht edhe qarkullon mbrapa. Presioni brenda venave ngrihet, venat zgjerohen dhe krijohen gungat e variçeve.


Simptomat e pamjaftueshmërisë venoze


- Ënjtja, sidomos tek nyjet e këmbëve (ankles) pas qëndrimi të vazhdueshëm në këmbë ose ulur;


- Dhimbjet, kruarje dhe ndjenja e shtrëngimit në këmbë;


- Spazma gjatë natës, mpirja;


- Gunga nëpër venave, venat bëhen të dukshme;


- Siklet në këmbë.


Çfarë ndodh në rastin e variçeve?


Venat e zgjëruara dhe sistema e dëmtuar të kllapave venoze pengon gjakun të rrjedhë drejt zemrës. Prandaj këmbët ënjtën, lodhen shpejt dhe ju ndjeni dhimbje. Gjatë ditës ngarkesa e këmbëve shtohet – ato ënjtën, kruhen dhe ju dhëmb.


Gjithashtu shkatërrohet edhe mpiksja e gjakut, kështu mund të krijohen tromboza, skuqja dhe sforcim në gunga e variçeve, temperatura e lartë, dhimbje të forta që quhet tromboflebit. Në këtë rast urgjentisht duhet të vizitoheni tek mjeku.


Gra shtatzënë që vuajnë nga variçet janë në zonën e rrezikut sepse:


- Gjatë shtatzënisë rritet niveli i progesteronit në gjakë, prandaj inde lidhës lirohen dhe venat humbasin tonus.


- Ndërsa bebushi rritet dhe mitra zmadhohet, vështirësohet rrjedhja venoze në legen.


- Zmadhohet sasia e gjakut që çarkullon nepër ena.


- Fiziologjikisht ndryshohet koha e mpiksjes së gjakut dhe rritet rreziku i trombozës.


Këshilla


Ne inkurajojmë nëna të ardhshme të kujdesen për këmbët e tyre madje para shtatzënisë, edhe kur akoma nuk kanë asnjë ankesë. Vizitohuni tek mjeku familjar ose flebolog për të marrë një këshillë profesionale.


Parandalesa e këshillueshme është terapia me çorrape kompresore gjatë shtatzënisë dhe gjashtë javë pas lindje.


Gjithashtu parandalesa të mira janë


- një stil i shëndetshëm i jetës


- Çlodhja e këmbëve gjatë ditës duke shtrirë për ca kohë me këmbët të ngritur lartë.


- Ngarkesa fizike për të forcuar pulpat e këmbëve dhe nyjet e këmbëve – një ushtrim i shkëlqyeshëm është të ecni në ujë gjatë verës.


- Vishuni rehat - këpucë të rehatshme dhe të përshtatshme,


- Venat e këmbëve kënaqen nga dushi kontrast – shplani disa herë pulpat e këmbëve me ujë të ftohtë dhe pastaj me të nxehtë.


- Njerëzit me vena të zgjeruara, duhet të shmangin vapën dhe banjëdiell të tepërt.


- Duhet të keni peshë optimale.

 


Lėngu i shalqiut

Posted by Mamma on June 21, 2011 at 3:27 AM Comments comments (0)

   


Origjina e shalqiut është një bimë tropikal në Afrikë. Tashmë 4000 vite përpara ata ishin kultivuar në Egjiptin e lashtë. Kurse në Rusi shalqitë u importuan nga India, në shekujt 8-10.


Lexoni se sa të dobishëm që është shalqiu dhe shijoni shalqiun gjatë gjithë sezoni të tij! Organizmi juaj do të jetë më shumë se mirënjohës dhe do t’ju shpërblej me një shëndet të mirë!


Roli i lëngut të shalqiut në organizmin tuaj:


Lëngu i shalqiut përdoret si një mjet shkarkues në rastet e ënjtjes, si një mjet anti-skleroz në rastet e aterosklerozës, si një mjet antiseptik në rastet e gjakosjes së plagëve. Ai forcon të gjithë organizmin, ndihmon të shkarkojë rëra dhe madje gura të vogëla nga veshkat dhe nga fshikëza e tëmthit. Gjithashtu parandalon kapsllëkun dhe pakëson dhjamosjen.

Shalqiu stimulon detoksikimin e organizmit. Ai duke nxjerrë jashtë ndotjet dhe toksinat kontribon në pastrimin e veshkave dhe të mëlqisë, largon kolestorolin e tepërt dhe parandalon krijimin e aterosklerozës. Polpa e shalqiut pastron zorrat dhe përmirëson funksionet e tyre, duke likuiduar kapsllëkun.


Shalqiu mjekon edhe sëmundjet urologjike. Këshillohet të pini lëngun e shalqiut, nëse vuani nga malcimi i membranës mukoze të fshikëzis së urinës. Ai do të shkrijë kripëra, prej së cilëve krijohen gurat në veshka, dhe gjithashtu do të shkarkojë edhe rërë nga ata.


Lëngu i shalqiut këshillohet gjithashtu në mjekimin e sëmundjeve të zemrës. Ai është një mjet tepër efikas për të likuiduar ënjtjen që ka shfaqur për shkakun e sëmundjeve të zemrës, enëve të gjakut dhe të veshkave.


Lëngu i shalqiut përdoret edhe në rastet e helmimit sepse ai largon nga organizmi toksinat, ndaj në rastin e helmimit me ushqim, ju këshillojmë të hani gjithë ditën vetëm shalqi.


Shalqiu gjithashtu është një mjet i mrekullueshëm kozmetik. Lëngu i shalqiut njom dhe përmirëson lëkurën e fytyrës, duke bërë atë më elastike. Maska e shalqiut - shtypni polpën e shalqiut dhe vëndosni në lëkurën e fytyrës dhe qafës. Mbani për 15 minuta dhe pastaj shplani së pari me ujë të ngrohtë, pastaj me ujë të freskët. Nëse vuani nga psoriazë ose ekzema, polpa e shalqiut vendose tek rajonet e prekura nga kjo sëmundje.


Çfarë përmban një shalqi?


90% e shalqiut është ujë, megjithatë, polpa e tij përmban elemente tepër të rëndësishme për jetën si kalçium, natrium dhe fosfor, gjithashtu edhe fruktozën (sheqer i frutave) dhe glukozën që tretet lehtësisht (që është shumë e rëndësishme për njerëzit të cilët vuajnë nga diabet).


Shalqiu ka edhe shumë vitamina – B1 dhe B2 (në sasi e barabart si ajo në molla dhe rrush), acid folik i cili shumë të nëvojshëm për gra shtatzënë (150 gram shalqini përmban racionin e ditës), dhe vitamina PP dhe C. Në shalqi do të gjeni më shumë kalium sesa në çdo ushqim tjetër, por në sasinë e hekurit i tejkalon vetëm sallata dhe spinaq.


Përdorimi


Nëse keni ndërmend të pastroni organizmin tuaj në mënyrë intensive, duhet të pini 2-2,5 litra lëngu i shalqiut në ditë.


Si të zgjidhni një shalqi të mirë dhe të pjekur?


Mos nxitoni të blini shalqitë e para të sezonit ose ata që janë jashtë sezonit. Ata jo vetëm nuk kanë shije (për shkakun që nuk kanë shumë sheqer), por gjithashtu kanë një nivel të lartë të nitratëve. Shalqiu ka një aftësi për të thithur bashkimë të ndryshme kimike, të cilët mund të përqëndrojnë në polpën e shalqiut si topa të verdha dhe të trasha (0.5-2 cm). Ato domosdoshmërisht duhet të hiqen me thikë.


Nuk ju këshilloj të kërkoni shitësit të presë shalqinë për të parë pjekurinë e tij, sepse nga lëkurës të pistë e shalqinit mund të hyjnë në polpën e tij mikrobe infektues. Prandaj para se të presni atë, duhet të lani mirë e mirë me ujë të ngrohtëdhe sapun.


Cilat janë shenja që dëshmojnë që shalqiu është i pjekur?


Shalqiu i pjekur gjithmonë do të ketë një bishtë të thatë. Megjithatë, nëse shalqiu është i importuar, bishti mund të jetë tharë rrugës, edhe pse vetë shalqi u këput i papjekur.


Nëse duke shtypur shalqiun me duart ai bën zhurmën “krak”, kjo do të thotë që ai është i pjekur.


Më mirë blini shalqiun që ka një njollë të verdhë sesa një njollë të bardhë.


Nëse duke gërvishur me thonjtë lëkurën e shalqiut, sipërfaqja e saj rrjepet lehtësisht, shalqiu është i pjekur.


Duke i bjerë shalqiut me dorë, ai nuk duhet të bëjë një zhurmë të fortë, por të dobët, që tregon pjekurinë.

 

Dieta dhe bukuria

Posted by Mamma on June 15, 2011 at 4:17 AM Comments comments (0)

  

Njё dietё e ekuilibruar qё pёrmban fruta, drithёra dhe perime siguron vitamina dhe kripёra minerale, tё cilat janё tё domosdoshme pёr tё patur njё lёkurё tё shёndetshme dhe shёrben si njё trajtim i vёrtetё bukurie “nga brenda jashtё”.


Dieta ndikon shumё nё pamjen tonё tё jashtme. Njё dietё e pёrshtatshme na bёn tё dukemi dhe mё tёrheqёs, sepse shton tonusin dhe rrezatimin e lёkurёs, fytyrёs dhe tё trupit nё pёrgjithёsi. Kёto janё disa nga shenjat e njё ushqyerjeje tё pёrshtatshme dhe njёkohёsisht tregues tё rёndёsishёm pёr njё paraqitje tё jashtme tё kёndshme.


Lёkura


Shumё gra mundohen t’i zgjidhin problemet e lёkurёs sё tyre, tё yndyrshme apo tё thatё, duke pёrdorur produkte qё aplikohen nga jashtё, pa marrё nё konsideratё faktin, se qelizat e lёkurёs , ashtu si gjithё qelizat e tjera e trupit, formohen nga ushqimet qё ne tresim.


Tё ngrёnёt e njё sasie tё madhe frutash dhe perimesh, tё cilat sigurojnё vitamina A dhe C, mospёrdorimi i ushqimeve shumё pikante, mospёrdorimi i pijeve alkoolike dhe pёrdorimi i yndyrnave me origjinё bimore nё vend tё atyre me origjinё shtazore, mund tё jenё masa tё mjaftueshme pёr t’i rikthyer shёndetin njё lёkure me tё cilёn ёshtё abuzuar. Mos harroni se njё dietё e ekuilibruar ёshtё trajtimi mё i mirё i bukurisё qё ne mund tё bёjmё.


Flokёt dhe thonjtё


Flokёt dhe thonjtё janё inde tё trupit ton, prandaj njё dietё me mangёsi mund tё shkaktojё thyerje tё thonjve, njolla tё bardha nё to, si dhe flokё tё thatё dhe tё pangjyrё. Disa prej sёmundjeve qё prekin flokёt, si p.sh. yndyra e tёpёrt apo zbokthi, mund tё pёrkeqёsohen nga dieta e papёrshtatshme.


Pёr tё patur flokё tё butё e tё shkёlqyeshёm, si dhe thonj tё fortё e tё formuar mirё, duhet tё pёrdorim njё dietё tё pasur me vitamina dhe kripёra minerale, tё cilat gjenden kryesisht tek frutat dhe perimet. Hekuri dhe silikoni janё dy lёndё nga mungesa e tё cilave preken nё mёnyrё tё vecantё thonjtё.


Sytё


Gjendja ushqimore e njё njeriu, ndonjёherё mund tёshihet nё sytё e tij. Sy tё qartё, tё shndritshёm, jo tё skuqur e pa sklepa nё qerpikё, janё tregues tё njё shёndeti tё mirё. Ka disa mngesa vitaminike (tё vitaminёs A dhe B12) tё cilat prekin sytё: dobёsimi i shikimit nё mjedise me ndricim tё dobёt, tharja dhe rёnie e vetullave, skuqje, etj. Tё ashtuquajturat perime me ngjyrё (specat, karotat, domatet) janё njё burim i mirё i vitaminёs A nё formёn e karotenit (provitaminё;).


Buzёqeshja


Buzёqeshja ёshtё shenjё e njё ushqyerje tё mirё. Ajo shton e pёrforcon bukurinё trupore. Por njё buzёqeshje nuk mund tё jetё kurrё tёrheqёse, nёse dhёmbёt nuk janё tё shёndetshёm. pёr tё ndihmuar rritjen e dhёmbёve tё fortё e tё formuar mirё, ёshtё i nevojshёm kombinimi i tre faktorёve: kontrolli periodik tek specialisti, higjiena dhe dieta e pёrshtatshme. Ushqimet e pasura me kalcium, tё tilla si frutat e thata dhe qumёshti sigurojnё lёndёt qё organizmi kёrkon pёr tё patur dhёmbё tё shёndetshёm. Nga ana tjetёr, ushqimet dhe pijet me shumё sheqer janё armiku tё madh i dhёmbёve, sepse ato favorizojnё yhvillimin e kariesit. Tё ngrёnёt midis vakteve, shpesh ёshtё mёnyra mё e mirё pёr t’i dёmtuar dhёmbёt nga kariesi.


Pesha


Pёr tё patur njё trup tёrheqёs, duhet njё peshё e pёrshtatshme dhe kjo e fundit ёshtё shenjё e njё diete tё saktё dhe shёndeti tё mirё. Pёr ta mbajtur peshёn brenda kufijve tё duhur, ёshtё mirё ta bazojmё dietёn nё ushqime vegjetariane: fruta, drithёra dhe prodhime tё tjera tё freskёta tё kopshtit. ёshtё e vёshtirё tё gjendet njё vejetarian mbi peshё. Pёrdorimi i tepruar i dhjamrave, vecanёrisht i atyre me origjinё shtazore, ёshtё njё nga faktorёt kryesore tё obezitetit tё shkaktuar nga ushqimet.

 Artikulli eshte marre nga libri "Shijoje" fq. 65

Lėngu i pjepėrit

Posted by Mamma on June 11, 2011 at 4:11 PM Comments comments (0)



Pjepëri është një prej kultivimeve më të lashta. Atdheu i tij është Azia e Mesme dhe Azi a Vogël, ku ai është mbjellë tashmë që prej 2000 vjetësh. Njeriu i parë që rriti një pjepër në serë në Europë ishte kopshtari i mbretit të Francës Lui XVI.


Roli i lëngut të pjepërit në organizmin tuaj:


Aktivizon në organizëm proçeset e metabolizmit, stimulon funksionimin e mëlçive. Ai ka gjithashtu efektin e stimulimit e tëshkarkimit të urinës dhe të jashtqitjes. Fibrat e pjepërit në zorrë absorbojnë në mënyrë aktive substanca toksike.


Lëngu i pjepërit është një prej mënyrave më të mira për të forcuar dhe pastruar organizmin. Lëngu i pjepërit gjithashtu përdoret kundër anemisë në raste kur organizmi është shumë i dobët, dhe pas ndonjë sëmundjeje të mëlçisë. Ai përdoret edhe për të kuruar sëmundjet kronike të mushkërive dhe të lëkurës dhe në rastet e kapsllëkut. Ka edhe rezultate të mira në mjekimin e aterosklerozës.


Lëngu i pjepërit shkatërron qëlizët e kancerit. Acidi folik që ndodhet në pjepër stimulon absorbimin e formimeve të reja.


Çfarë përmban një pjepër?


Një pjepër përmban sheqer – sakarozë, sheqer frutash (fruktozë) dhe glikozë. Gjithashtu edhe celulozë, niseshte, substanca pektine, acid organik, vitaminë C, karotinë, vitaminat E, B1, B2, B6, B15, acid folik. Nga mikroelementët pjepëri përmban magne, fosfor, squfur, klor, mangan, hekur, bakër, fluor dhe zing . Pjepëri është i përbërë prej 91,5% ujë dhe vetëm 8,5% materie të thatë. Ai ka deri në 16% sheqer dhe 0,1-0,4% acide.


Sipas sasisë së vitaminës C pjepëri barazohet me spinaqin, qepën e njomë dhe boronicën.


Përdorimi


Për të bërë dezintoksikimin e organizmit për një javë, duhet të pini deri në 2 litra lëng pjepëri në 24 orë për shtatë ditë rresht. Lëngu i pjepërit duhet pirë 1-2 orë pas një vakti ngrënjeje. Gjatë kurës me lëng pjepëri ju duhet gjithashtu të hani ushqim të veçantë, në të cilin përfshihen produkte të ndryshme prej pjepëri, copa të thata të pjepërit dhe të cipës së tij, reçel pjepëri.


Vini re! Nuk këshillohet të përdoret lëngu i pjepërit së bashku me pije alkoolike, sepse ky kombinim do të shkaktonte acarimin e stomakut.

 

Lengu i karotes per shendetin tuaj

Posted by Mamma on June 7, 2011 at 2:30 PM Comments comments (1)

 

Lëngu i karotes është e njohur tashmë 400 vjet, por popullaritet të veçant ai ka fituar vetëm në shekullin njëzet. Pse?


Lëngu i karotes për shëndetin tuaj:


• Eshte zbuluar qe ai pastron mëlqine. Lëngu i karotes pastron organizmin në mënyrë efektive nga ndotjet. Organizmi pastrohet aq intensivisht nga ndotjet që janë nxjerrë jo vetëm me anë të jashtëqitjes dhe urinës por edhe nga porat e lëkurës. Këto ndotje të shkrira përmbajnë pigmentin e verdhë ose portokalli, prandaj lëkura nganjëherë zverdhet. Kjo vetëm dëshmon rreth një proçes tepër intensiv të mëlqive.


• shëron kancerin, lidh radikalet e lira, shëron efektivisht formimet (tumore) të reja.


• shërron sëmundjet e stomakut dhe të zorrave. Fakti, që lëngu i karotes shëron ulcera dhe tumore, është zbulimi i shekullit 20. Në fakt, është hipotezë që një prej shkaqeve kryesore të formimit të ulcereve dhe tumoreve është ngarkesa e vazhdueshme të sistemit nervor, sidomos gjatë fëmijërisë. Prandaj mjekimi i këtyre sëmundjeve duhet të fillojmë me sqarimin e shkaqëve, të cilat kanë stimuluar acarimin e sistemit nervor (urrejtja, frika, zilia etj.)


• stabilizon tretjen dhe metabolizmin,


• ndihmon të shërrohesh nga sëmundjet e ndryshme të lëkurës – p.sh. në rastin e pranisë së shume forunkujve (pucrave ne lekure), pezmatimin të lëkurës etj.,


• nxjerrë jashtë gurët e temthi,


• pastron gjakun,


• forcon zemrën dhe sistemin e çarkullimit të gjakut


• forcon organizmin, sidomos në rastin e ftohtjes. Nëse keni rrufë, pikoni ne hundë lëng karote 3-4 herë në ditë.


• Lëngu i karotës ndihmon në raste e lodhjes,


• shton oreksin,


• Forcon dhëmbët dhe mishra e dhëmbëve,


• përmirëson shikimin.


• Të çliron nga stresi, këshillohet në rastet e depresionit.


• Përdoret edhe për të shërruar shterpësin (papjellori)


Çfarë përmban?


• Vitamina PP, B2, B6, C dhe E.


• Shumë hekur, kobaltin, bakër, Beta-karotin që e bën atë një prej mbrojtësit më të fort të imunitetit. Ai e forcon membranat mukoze në të gjithë organizmin, duke e mbrojtur atë nga hyrja e virusave dhe e bakterijve. Gjithashtu vepron si faktor të kopjimit të gjeneve në bërthamën e qelizave. Metabolizmi mund të stimulohet dhe aktivizohet vetëm nga karotina.


• Lëngu i karotës ka gjithashtu shumë vitamën A. Ai stimulon sintezen e albuminit dhe inkurajon rritjen e organizmit. Prandaj është shumë i këshullueshëm për fëmijët e mbrapambetur në aspektin fizik dhe mendor.


• Lëngu i karotës është gjithashtu burim i pazëvëndësueshëm selenit. Seleni është mikroelementi më i rëndësishëm për të mbajtur funksionimin e shëndetshëm të imunitetit. Ai mbron qëlizat nga proçeset e liga.


Lëngu i karotës mund të përdoret së bashku me çdo lëng tjetër.


Përdorimi:


• Sipas shëndetit individual të personit, ai mund të përdor lëngun e karotës nga 0,5 deri në 3-4 litra në ditë.


• Vini re! Nëse pini për ditë gjysëm litër lëng karote, organizmi juaj do të marrë një sasi të mjaftueshme të kalciumit. Nuk këshillohet të teproni me lëngun e karotes, sepse në rastin e mbidozimit të karotinës zverdhet lëkura.


• Duke mjekuar veten me lëng karote, duhet të përjashtoni plotësisht nga menunë tuaj produkte që përmbajnë sheqer, niseshte dhe çdo llojë miellësh.


• Mbani mënd, që lëngu i karotës duhet të jetë i pastruar plotësisht nga pjesëzat e thata, çfarë është e mundur vetëm duke përdorur shtrydhësen elektrike.


Gezuar! Ju urojme shendet te mire!