Familjarėt

Sė bashku pėr familjet mė tė forta, pėr njė Shqipėri mė tė mirė!




Faqe pėr ēdo moshė

Artikujt

Ć?farĆ« tĆ« bĆ«n njĆ« mik tĆ« vĆ«rtetĆ«?

Posted by Mamma on August 2, 2011 at 2:00 AM Comments comments (0)


Miqësia është një gjë shumë e rëndësishme. Ajo është edhe një prej arsyeve pse njerëzit ndihen të vetmuar ose ne rrënim emocional kur levizin nga një vend në tjetërin – ata nuk mbajnë miqësitë që kanë patur.


Ne kemi nevojë për familje dhe jo terapi. Ne kemi nevojë për familje dhe miqë. Ne nuk jetojmë mirë në vetmi. Çdo herë kur dëgjoni rreth një “i çmenduri” i cili ka bërë ndonjë gjë te keqe njerëzve, gjithmonë do të mësoni që ai ka qënë “i vetmuar”. Kjo është simtoma dhe problemi i tij është zhvilluar në këtë tragjedi.


 

Edhe Zoti ka thënë që nuk është mirë për njeriun të jetojë në vetmi. Ne jemi qënie shoqërore dhe kemi nevojë për njerëzit që kujdesen për ne, që na kuptojnë, që ndajnë të njëjtin mentalitet me ne dhe (më mirë, por jo domosdosmërisht) të jenë pak a shumë në moshën tonë.


Fjala “miqësia” është shumë e veçantë dhe mendoj që njerëzit nganjëherë e përdorin atë kot, duke përshkruar si “mik” dikë që e njohin dhe me të cilin kalojnë kohë së bashku. Një mik i vërtetë është dikush në të cilin mund të mbështetësh, dikush që është besnik. Len Wein ka thënë shumë bukur – miku është ai që është pranë teje edhe kur ai do të parapëlqente të jetë diku tjetër.


Gjithashtu një mik i vërtetë nuk do të përpiqet të na ndryshojë, të na urdhërojë dhe/ose të manipulojë me ne. Nëse ke një mik të mirë, ai e di huqet e tua dhe ti e di huqet e tij, por kjo nuk dobëson marrëdhëniet e mira që keni sepse ju pëlqen dhe e pranoni atë ashtu siç është. Siç tha Elbert Hubard, miku është ai person që e di gjithçka rreth teje dhe akoma të pëlqen ty.


 

Në fakt, një prej gjërave më të vështira në univers është të gjejmë një mik të vërtetë i cili do të na mbështesi me besnikëri. Dhe nuk ka një miqësi e vëretetë pa besnikëri. Miqësia tregohet në kohe të vështira. Një tjetër fjalë e urtë thotë që mikun e njeh në udhëtim.


 

Miqtë të mirë janë gjithmonë mbështetës. Kur ke ndonjë problem të vërtetë, miqtë të vërtetë do të jenë pranë teje. Miqtë janë ata që janë besnik dhe mbajnë sekret gjëra që keni diskutuar privatisht. Nëse dikush ka përhapur thashëthëme rreth gjërave që ke thënë ose bërë, ai nuk është mik i vërtetë dhe i besueshëm. Është një gjë e mrekullueshme nëse mund të mbani miqësi përjetë, sepse kjo gjë jo gjithmonë është e mundur. Por kushti i parë për të patur miqësi te vërtetë, është të jesh një mik i vërtetë.


Ja, gjashtë mënyra sesi mund të jesh një mik i/e mirë.


1. Puno për të mbajtur kontakt – mere ne telefon, shkruaj dhe/ose vizito.

2. Harroni zilin dhe gëzohuni për suksesin e njëri-tjetrit. Miqësia nuk është një ndeshje.

3. Mos u mburr me gjëra dhe cilësitë që të bëjnë të ndihesh superior.

4. Mos harro të jesh pranë mikut në ngjarje të rëndësishme të jetës së tij. Fto atë edhe në ngjarjet tuaja.

5. Ji i/e kuptueshëm dhe elastik.

6. Dhe më në fund, mbaji sekret gjërat konfidenciale.


 

Nga Dr Laura http://drlaura.com/Blog/tabid/281/entryid/7/What-Makes-A-True-Friend.aspx

 


Si tė kėrkosh falje?

Posted by Mamma on July 7, 2011 at 3:37 AM Comments comments (0)


 

Ka disa mënyra efektive dhe joefektive për të kërkuar faljen. Ja, disa mënyra joefektive.

 

 

 

1. Më vjen keq.

Kaq. Kaq? Është një mënyrë e cekët dhe sipërfaqësore. Nëse do të thuash që, “Më vjen keq që u mërzite”, kjo do të vendosi fajin ndaj palës të lënduar. Kjo është shmangja e përgjegjësisë për veprimet e tua. Kjo vetëm shpall që tjetri është i mërzitur dhe më vjen keq për këtë, por në fakt ky nuk është problemi im.

 

 

2. Më fal nëse kam bërë diçka që të ka ofenduar.

Uf! Kjo “nëse” është si një thikë në zemër. Kjo mënyrë është tip mbrojtëse dhe jo një kërkesë falje e sinqertë. Ajo zbut kërkesën e faljes. Dhe çdo kërkesë falje e zbutur nuk është një kërkesë falje e sinqertë.

 

 

3. Nëse kjo të bën të ndihesh më mirë, më fal.

Eeee! Kjo mënyra është aq e pasinqertë që ja bën muuu! Çfarë po thua në të vërtetë është: “Nëse kjo të bën të ndihesh më mirë (ti idiot, qullac i trullosur) atëherë më fal.” Atëherë mund të shtosh edhe – “Më fal nëse mundesh, por nëse nuk mundesh, s’ka gjë se s’më bëhet vonë.”

 

 

4. Më fal për çfarëdo që kam bërë.

Kjo mënyrë është shumë e përhapur midis burrave, por shkaku i kësaj mund të jetë ajo që shumë gra shpallin luftë të ftohtë pa i treguar burrit se çfarë e ka ofenduar. Sidoqoftë, kjo mënyrë është e turbulltë dhe e pacaktuar.

 

 

5. Çdo lloj kërkesë falje e shoqëruar me fjalën "por..."

Edhe kjo lloj kërkese falje është e pasinqertë dhe siç e dimë pas fjalës “por...” vijon pjesa më e rëndësishme e fjalisë. (P.sh., “Ajo është një vajzë e bukur, por....”, ose “Do ta bëja me gjithë qejf, por...”.) Me anë të kësaj kërkese falje ne faktikisht përpiqemi të fajsojmë dikë tjetër, madje ndoshta personin e lënduar.

 

Si të kërkojmë falje në mënyrë të sinqertë?

 

Së pari duhet të personalizoni kërkesën tuaj falje. "Më vjen keq që [unë] të lëndova." Çdo gjë personale prek tjetrin më thellë.

 

Zhvilloni këtë frazë në pranimin e veprimit tuaj të gabuar: “Më vjen keq që të lëndova duke mos mbajtur premtimin...” (ose çfardo të keni bërë).

 

 

Pjesa e tretë të kërkesë falje është kur tregoni që kuptoni arsyen pse tjetri ndihet i ofenduar dhe i lënduar – dmth. ju jo vetëm pranoni që veprimi juaj ishte lëndues por edhe arsyen pse ai ishte lëndues.

 

“Më vjen keq që të lëndova duke mos mbajtur premtimin tim për të të marrë në telefon.” Kështu ju po thoni që personi nuk ka faj që është zemëruar me ju. Tani shtoni edhe keqardhjen tuaj dhe pendimin. “Më vjen shumë keq që të lëndova. Po marrë përgjegjësinë e plotë. Ishte faji im dhe më vjen keq për atë që kam bërë. Isha egoist dhe mëndjelehtë. Ishte shumë e padrejtë nga ana ime.”

 

Pastaj është shumë e rëndësishme të shpreh dëshirën për të rregulluar marrëdhënien. Shprehni se çfarë po ndodh në zemrën, mendjen, shpirtin, jetën dhe zakonet tuaja, dhe sigurohuni që të mos ndodhi kjo gjë sërish. Përsërisni kërkesën tuaj falje aq shpesh sa nevojitet, veçanërisht në rastet kur keni lënduar tjetrin thellësisht.

 

Pasi marrëdhëniet janë të rregulluara, dhe pasi ka kaluar disa kohë mund të diskutoni rreth asaj çeshtje sërish duke treguar edhe ndonjë kusht zbutës, por në përgjithësi nuk ju këshillojë të bëni këtë deri sa lëndimi i personit është minimizuar maksimalisht. Dhe mos përdorni si justifikim: “Kisha pirë pak si shumë.” Akoma këni bërë atë çfarë keni bërë.

 

Nëse kërkoni falje, bëni atë në mënyrë të sinqertë, ose mos u lodhni kot.

 

 

Nga Dr Laura tek http://drlaura.com/Blog/tabid/281/entryid/9879/Default.aspx

 


12 kėshilla pėr adoleshentėt se si tė qetėsojnė dhe tė menaxhojnė zemėrimin

Posted by Mamma on June 27, 2011 at 4:25 AM Comments comments (0)

Mua më vjen inat. Ty të vjen inat. Mamit tend i vjen inat. Babit tend i vjen inat. Madje Zotit i vjen inat nganjëherë! Le ta pranojmë realitetin – nganjëherë TË GJITHË inatosemi. Zemërimi është një ndjenjë normale njerëzore e cila dëshmon që jemi njerëz dhe jo patate.


Zemërimi është mënyra se si mendja jote e pavetëdijshme shkarkon presionin mendor dhe emocional, por nganjëherë ky funksion normal psikologjik mund të “dal nga shtrati”dhe të të drejtoj në rrugën e gabuar.


Është normale të zemërohesh. Nuk është normale të lejosh zemërimin të sundoj  mbi ty. Si të kuptosh nëse zemërimi po del jashtë kontrollit dhe çfarë të bësh nëse të ka hipur inati? Do të habitesh duke mësuar që është goxha e lehtë të njohesh dhe të menaxhosh zemërimin. Ja se si mund të jesh në kontroll.


Zemërimi yt ka dal jashtë kontrolli, nëse …


·       e gjen vetentë zemëruar me çdo gjë që të bezdis, të ngacmon ose në ndonjë mënyrë tjetër tëpengon të bësh atë çfarë deshiron,


·        ai të drejton ty të veprosh në mënyrë agresive ose të dhunshme si psh. Britma,  të foluri me ton të lart, gjuatje, shtyrje oseplanifikimi i hakmarrjes,


·        Ai të konsumon madje një kohë të gjatë pas incidentit, nëse jeta jote është bazuar mbi gjërat që të zemërojnë, je në telashe sepse një zemërim normal është vetëm një përgjigje e përkohshme  emocionale ndaj një nxitje e pazgjedhur konstante,


·        gjërat që përpara nuk të kanë zemëruar tani janë bërë çeshtje kryesore të vlefshme për tu grindur me ulerima. Kjo nuk ka lidhje me raste kur ke shtypur zemërimin normal, por vetëm me raste kur zemërimi nuk është pozitiv, për shembull kur dikush në klasë  merr një notë më të mirë  sesa ti ose kur një pjesëtari i familjes zë banjon për shumë kohë,


·        e gjen veten duke i bërë vetes gjëra shkatërruese për të përballuar me ndjenja të tua të zemërimit, si p.sh. ngarja e shpejtë e pakujdesshme e makinës, aktivitete të rrezikshme e çlodhjes, ndeshje fizike, droga dhe alkooli ose aktivitete seksuale të pasigurta ose të rastesishme.

 

Ti mund të menaxhoshzemërimin duke…


·        kuptuar ndryshimin midis një bezdije ose mërzitjes dhe një arsyeje të mirë për tuzemëruar. Është arsyja e mirë për tu zemëruar nëse dikush të ka lënduar fizikisht, dikush ka lënduar fizikisht dike që ju doni, ose të ka dëmtuar pronën tënde; kurse zemërimi i pavlefshëm është në raste kur dikush të ka “ofenduar”, të ka penguar, të ka vonuar, ka qënë më fatlum se ti, ka bërë diçka më mirë sesa ti,


·        marrë një frymë të thellë, duke u largua nga situata dhe duke e pyetur veten: “Cili është shkaku i vërtetë i zemërimit tim?”, sepse shpesh herë njerëzit keqorientojnë zemërimin e shkaktuar nga një shkak i madh dhe i arsyeshëm tek merzitjet dhe bezdisjet e vogëla të përditshme,


·        njohur butonat tua të shpërthimit. Nëse e di që disa gjëra i ke të vështira për t’i pranuar dhe që të shqetësojnë dhe të bezdisin ty, bej hapa për të shmangur ata. Kur je i qetë, luaj në mëndjen tënde një reagim të pranueshëm për të mësuar mendjen tënde të reagojë ndaj problemit në jetën reale në këtë mënyrë,


·        planifikuar kohën tënde me zgjuarsi. Një prej shkaqet më të përhapura të zemërimit në fakt është menaxhimi i dobët i kohës, p.sh. kur jeni me nxitim dhe dikush ose diçka ju vonon madje më shumë, ka shumë mundësi që do të reagoni me inat. Mënyra më e thjeshtë për të shmangur këtë është të ushtroni menaxhimin efektiv të kohës.


·        bërë rregullisht ushtrime fizike. Është e vërtetë që ushtrimet fizike janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të çstresuar trupin dhe mendjen. Njerëzit që ushtrojnë rregullisht rallë egzagjërojnë reagimin e tyre ndaj mërzitjes dhe bezdisjes,


·        folur për atë. Reagimi i zemëruar shpesh herë e fik përkohsisht qendrën tuaj të arsyetimit në tru. Mënyra se si mund të ndezësh atë sërish është të flasesh në vend të veprosh në zemërim. Mund të duket si një gjë e çmendur, por disa minuta e mbledhjes së mendjes për të shprehur ato me fjalë mund të bëjnë mrekullira në eliminimin e zemërimit.