Familjarėt

Sė bashku pėr familjet mė tė forta, pėr njė Shqipėri mė tė mirė!




Faqe pėr ēdo moshė

Artikujt

Sekreti i ngizjes

Posted by Mamma on July 8, 2011 at 9:30 AM

  


Fakti që keni të përmuajshmet çdo muaj nuk është një provë që mund të ngjizni një fëmijë. Gjëja kryesore është ovulacioni.


Zakonisht ovulacioni ndodh në ditën 14 të ciklit të femrës (duke numruar nga dita e pare e të përmuajshmeve), sidomos nëse keni ciklin e 28 ditësh. Por ka femra që kanë ovulacion më vonë ose më herët. Prandaj është mirë të zbuloni kohën individuale të ovulacionit.


Disa femra ndiejnë se kur ndodh ovulacioni – ato mund të kenë pak dhimbje tek një apo tjetër anë të kurrizit në mes të ciklit të saj. Femra të tjera nuk ndiejnë gjë.


Mund të ndodh që një femër me të përmuajshmet e rregullta ka probleme me ovulacionin dhe ajo as nuk e di për këtë. Ekspertët thonë – nëse nuk mund të ngjizni brenda 6 muaj të parë, duhet të kontrolloni proçesin tuaj të ovulacionit.


Një metodë e mirë për të kontrolluar ovulacionin është matja e temperaturës bazale. Si ta bëni këtë? Çdo mëngjes para se të ngriheni nga krevati, matni temperaturën tuaj. Vendosni pranë krevatit termometrin dhe një kalendar ose bllok shënimesh për të shënuar temperaturën tuaj. Filloni të matni temperaturën në ditën e parë të ciklit – ditën e parë e përmuajshmet. Bëni këtë direkt sa të zgjoheni. Mos ngrihuni nga krevati, mos pini dhe mos hani gjë para kësaj. Fjala “bazale” do të thotë temperatura e trupit tuaj në gjëndje e çlodhjes. Prandaj termometri duhet të jetë pranë krevatit.


Para ovulacionit temeratura e trupit femror është 36,4oC. Gjatë ovulacionit ajo mund të bie pak ose të qëndrojë e njëjtë. Por një ditë apo dy pas ovulacionit, temperatura ngrihet deri sa të arrijë të paktën 37 oC dhe qëndron e tillë deri në ciklin e ri. Kështu, ovulacioni ndodh një apo dy ditë përpara ngritjes së temperaturës.


Nëse vini re ndonjë ndryshim të temperaturës në vizorën tuaj, shkruani edhe çdo arsye të mundshme – lodhja e madhe, sëmundja ose përdorimi i alkoolit. Matni temperaturën bazale për të paktën tre cikla. Atëherë do të keni një pamje më të qartë se kur dhe a në të vërtetë ndodh ovulacioni juaj.


Një tjetër mënyrë për të kontrolluar ovulacionin është të kontrolloni sekrecionet vaginale. Pas të përmuajshmeve femrat nuk kanë pothuajse fare sekrecione. Por në mes të ciklit mukozë shtohet dhe konsistenca e saj e ngjan të bardhës e një vezë të pagatuar. Këto ndryshime ndodhin për shkakun e ngritjes së hormonit oestregon.gjatë ovulacionit mukoza mund të jetë ngjitës – kur shtrydhni atë midis gishtave dhe pastaj hapni gishtat, mukoza varet si një urë midis tyre. Kjo është një shenjë që po ndodh ovulacioni dhe nëse dëshironi të keni një fëmijë, është koha për të bërë dashuri.


75% e çiftëve ngjizin fëmijën brenda 9 muaj të para të përpjekjeve, kurse 90 % - brenda 18 muaj. Ju urojmë pac fat dhe me një fëmijë të bukur dhe të shëndetshëm!

 

Categories: Ngjizja

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

0 Comments